LAJMI I FUNDIT:

Merkel viziton sot Serbinë, të martën Shqipërinë

Merkel viziton sot Serbinë, të martën Shqipërinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë të hënën Beogradin, për të diskutuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq rreth bashkëpunimit politik dhe atij ekonomik, si dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Të nesërmen, më 14 shtator, Merkel do të niset drejt Shqipërisë, kur do të realizojë një takim me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë anëtarë të BE-së – Kosovës, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.


Qeveria gjermane ka thënë se bisedimet do të fokusohen në bashkëpunim rajonal.

Pas 16 vjetëve në krye të politikave evropiane, Merkel do të pensionohet nga politika në fund të mandatit të saj të katërt si kancelare, pas zgjedhjeve gjermane që do të mbahen më 26 shtator.

Përgjatë një takimi me Vuçiqin javën e kaluar, ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb, ka thënë se vizita e Merkelit në Ballkan dërgon sinjal të qartë se Serbia dhe rajoni mbeten lart në agjendën e Berlinit.

Vuçiq e ka konsideruar vizitën e Merkelit “nder të madh për Serbinë dhe mundësi për ta falënderuar për gjithçka që ka bërë për Serbinë dhe rajonin gjatë një mandati të gjatë dhe të suksesshëm në zyrë”.

Presidenti serb ka thënë mes tjerash se krijimi i të ashtuquajturit Proces i Berlinit nga vetë kancelarja më 2014, për të promovuar bashkëpunimin më të mirë rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin evropian, “ka krijuar atmosferë më ndryshe dhe mundësi të reja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor, duke e bërë rajonin më paqësor dhe më stabil”. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Evropa
Zelensky nënshkruan dy ligje të reja rreth shërbimit ushtarak

Zelensky nënshkruan dy ligje të reja rreth shërbimit ushtarak

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori