LAJMI I FUNDIT:

Merkel planifikon takim me Erdoganin

Merkel planifikon takim me Erdoganin

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Turqinë muajin tjetër për t’i bërë thirrje presidentit Recep Tayyip Erdogan që të respektojë një pakt migracioni me Bashkimin Evropian, duke reaguar ndaj frikës se një konflikt në Siri mund të çojë në një valë të re refugjatësh, transmetojnë mediat gjermane.

Erdogan paralajmëroi të dielën se Turqia, e cila tashmë ka marrë rreth 3.7 milionë refugjatë sirianë, nuk do të jetë në gjendje të përballojë valën e re të migrantëve.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane nuk pranoi të konfirmojë raportin e mediave gjermane sot, raporton Reuters.

Sipas Paktit të vitit 2015, Turqia ka pranuar refugjatët që lëvizin drejt Evropës në këmbim të mbështetjes financiare.

Qeveria gjermane nuk dëshiron një përsëritje të krizës së migrantëve nga viti 2015, kur Gjermania hapi dyert e saj për një milion njerëz, shumica e të cilëve kërkuan strehim nga konflikti në Siri.

Sipas Reuters, numri i migrantëve kohët e fundit ka filluar të rritet përsëri me përpjekjet e Damaskut dhe Moskës për të marrë Idlib, enklavën e fundit të madhe të mbajtur nga rebelët në Siri, shtëpia e rreth tre milionë njerëzve.

Erdogan tha të dielën se më shumë se 80,000 migrantë janë zhvendosur në Turqi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori