LAJMI I FUNDIT:

Merkel përjashton mundësinë e pjesëmarrjes gjermane në sulmin ushtarak mbi Sirinë

Merkel përjashton mundësinë e pjesëmarrjes gjermane në sulmin ushtarak mbi Sirinë
German Chancellor Angela Merkel attends a news conference with the Prime Minister of Denmark Lars Loekke Rasmussen after a meeting at the chancellery in Berlin, Germany, Thursday, April 12, 2018. (AP Photo/Markus Schreiber)

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të enjten se Gjermania nuk do të marrë pjesë në një sulm ndaj Sirisë mbi përdorimin e dyshuar të armëve kimike nga qeveria e Presidentit Bashar al-Assad.

“Gjermania nuk do të marrë pjesë në aksionet ushtarake”, u tha Merkel gazetarëve në Berlin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


“Por ne mbështesim gjithçka për të dërguar një sinjal se ky përdorim i armëve kimike nuk është i pranueshëm”.

Merkel tha se duhet të merret parasysh një spektër i plotë masash.

Në rastin e Gjermanisë, tha kancelarja, kjo do të nënkuptonte mbështetjen e punës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të mbikëqyrësit të armëve kimike OPCW.

Reagimi i kancelares Merkel pas deklaratës së Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili paralajmëronte Rusinë të mërkurën që të përgatitej pasi SHBA do të bombardonte bazat ushtarake.

Donald Trump e përdori Twitter-n të mërkurën për të paralajmëruar se një sulm raketash në Siri është i afërt, disa orë pasi Kremlini u zotua për të shuar çdo raketë ndaj regjimit të Asadit si hakmarrje për mizoritë e gazit helmues të javës së kaluar në periferi të Doumës.

Trump ndoqi një postim të dytë Twitter, duke pretenduar se raporti i Amerikës me Moskën nuk ka qenë kurrë më i keq.

“Marrëdhënia jonë me Rusinë është më i keqi tani sesa ka qenë ndonjëherë, dhe kjo përfshin Luftën e Ftohtë”, shkroi në Twitter.

Ndërkohë, pas kërcënimit të Trump ka ardhur edhe reagimi “i butë” nga presidenti rus.

Vladimir Putin ka shprehur shpresën se “mendimi praktik” përfundimisht do të mbizotërojë në botën moderne, e cila është duke u bërë “më kaotike”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori