LAJMI I FUNDIT:

Merkel paralajmëron me urgjencë nga mutacioni i ri i i coronavirusit

Merkel paralajmëron me urgjencë nga mutacioni i ri i i coronavirusit

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shumë e shqetësuar për përhapjen e variantit të ri të coronavirusit, shifrat e të cilit kanë shkaktuar rritje të madhe në Britaninë e Madhe dhe Irlandë. Merkel parashikon javë të vështira.

Sipas mediave gjermane, kancelarja Merkel ka paralajmëruar nga rreziku i një përhapjeje të shpejtë të mutacioni të ri të coronavirusit edhe në Gjermani.


“Gjermania ndodhet para tetë deri në dhjetë javë shumë të vështira”, ka thënë Merkel, sipas të dhënave të disa pjesëmarrësve në takimin e ekipit të punës për sigurinë të grupit parlamentar të Unionit CDU/CSU të martën.

Zhvillimi në Irlandë ka treguar, se sa shpejt mund të përhapet virusi. Aty brenda një kohë të shkurtër, ka pasur një dhjetëfishim të shifrave të infektimit, shkruan agjencia Reuters.

Ndërkohë disa media gjermane e kanë kundërshtuar një publikim të gazetës “Bild” sipas së cilës, Merkel ka bërë të ditur në këtë takim, se masat e ashpra të coronavirusit do të zgjasin edhe tetë deri në dhjetë javë.

Sipas mediave, në këtë takim ka pasur ujdi, se kjo varet shumë nga ajo, se sa shpejt do të përhapet virusi, shkruan Reuters. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori