‘Ngritja e zonave të sigurta dhe strehimi i emigrantëve në Siri’, është ky plani që po diskutohet së fundmi mes Kancelares gjermane, Angela Merkel si dhe Kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoglu.
Lajmi u komunikua nga vetë Merkel, e cila tha se kjo politikë mund t’u japë mundësi qytetarëve sirianë që të mos largohen nga vendi i tyre. Ajo shtoi se nëse ky plan do të zbatohen, atëherë shtete europiane do të kenë mundësi që t’a menaxhojnë me lehtësi situatën e krijuar nga azil-kërkuesit.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka propozuar krijimin e një zone të sigurt brenda territorit sirian për të strehuar emigrantët. Ajo ka arsyetuar se një politikë e tillë do të ndihmojë në shumë aspekte pasi do t’u japë një mundësi qytetarëve që të mos largohen nga vendi tyre. Merkel shtoi se krijimi i kampeve në Siri mund t’i japë mundësi edhe vendeve europiane që të menaxhojnë me qetësi situatën e krijuar.
“Unë bisedoj vazhdimisht me Kryeministrin turk dhe kohët e fundit kemi hedhur idenë e krijimit të zonave të sigurta në kufirin turko-sirian. Aty ne mund të ngreme kampe qëndrimi për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që të mos largohen nga vendi. Kemi punuar shumë gjatë muajve të fundit për t’a implementuar këtë projekt dhe kemi energjinë e duhur për të bërë një gjë të tillë”, Ishin fjalët e Merkel.
Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, i cili mbështeti kancelaren gjermane Angela Merkel për planin e propozuar. Ai gjithashtu kundërshtoi një raport të organizatës humanitare Amnesty International, ku thuhej se Turqia kishte kthyer pas emigrantë në drejtim të Sirisë pa vullnetin e tyre.
Megjithatë, plani i propozuar nga Merkel është kritikuar menjëherë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Nëpërmjet një komunikate, agjensia e OKB-së për refugjatët kërkoi që palët të mos marrin asnjë vendim pa garantuar më parë sigurinë e emigrantëve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre