LAJMI I FUNDIT:

Mërgimtarit i vjedhin ari dhe dy orë dore nga valixhja në aeroport, e vëren pasi arrin në Zvicër

Mërgimtarit i vjedhin ari dhe dy orë dore nga valixhja në aeroport, e vëren pasi arrin në Zvicër

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Një mërgimtari i janë vjedhur nga valixhja e tij sasi ari dhe dy orë dore, bënë të ditur policia në raportin 24 orësh.


Sipas policisë mërgimtari këtë gjë e ka vërejtur pasi që ka arritur në shtetin e Zvicrës.

“ANP Adem Jashari 07.01.2022 – 18:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar se vëllai i tij kur ka arritur në shtetin e Zvicrës ka vërejtur se i janë vjedhur nga valixhja e tij sasi ari dhe dy orë dore”, thuhet në raport. /Telegrafi/