LAJMI I FUNDIT:

Mërgim Berisha realizon gol të bukur në fitoren e thellë të Fenerbahces

Mërgim Berisha realizon gol të bukur në fitoren e thellë të Fenerbahces

Fenerbahce ka triumfuar 5-2 në udhëtim te Alanyaspor në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Turqisë.

Në këtë fitore të thellë nuk kishte se si të mungonte as Mërgim Berisha që edhe pse pati pak minuta, u largua me gol.


Derisa Feneri ishte duke fituar 4-2 ndaj kundërshtarit në ligë, lojtari shqiptar u përkujdes që të përmbyllte këtë takim me një gjuajtje të bukur me kokë.

Pas një harkimi nga Arda Guler, Beriah ia doli të fuste topin në rrjetë në minutën e 90+4, për rezultatin final 5-2.

Ky ishte goli i katërt për të deri më tani në këtë edicion, ndërsa ka edhe një asistim. /Telegrafi/