LAJMI I FUNDIT:

Mercedesi i prodhuar para 30 vitesh që ka çmim më të lartë se një AMG GT-R i ri

Mercedesi i prodhuar para 30 vitesh që ka çmim më të lartë se një AMG GT-R i ri

Ia vlen të blihet kjo veturë, sepse mungon në shumë koleksione

Kohë më parë, AMG nuk ka qenë pjesë e Mercedes, por në vitin 1999 nisi të kishte interes në këtë kompani që modifikonte makinat e prodhuara nga Mercedes dhe e bleu më 2005, transmeton Telegrafi.


Por, para se kjo të ndodhte, para më se 30 vitesh ishte prodhuar Mercedes 560 SEC AMG 6.0 Widebody.

Kjo kupe që në brendi kishte një motor të fuqishëm, nuk ishte vetëm një makinë me perfomancë të lart, por e ka ngritur nivelin e luksit dhe teknologjisë në një nivel shumë më të lartë. Vetëm 50 njësi të këtij modeli janë prodhuar, ndërsa një prej tyre tani është në shitje.

Nëse dikush pyet se pse do ta blihej, fillimisht makina ka gjendje shumë të mirë dhe iu mungon shumë koleksioneve, ndërsa sërish e ka motorin origjinal me 6.0 litra që prodhon 380 kuaj fuqi.

Shpejtësinë maksimale e ka të limituar në 280 kilometra në orë, derisa nga zero deri në 100 kilometra në orë mund të arrijë brenda gjashtë sekondave.

Të interesuarit për këtë Mercedes duhet të paguajnë 220 mijë euro, që është një çmim shumë më i lartë se për një AMG GT-R që kushton rreth 150 mijë euro. /Telegrafi/