LAJMI I FUNDIT:

Mercedes do të tërheqë rreth 1 milion modele të vjetra në mbarë botën

Mercedes do të tërheqë rreth 1 milion modele të vjetra në mbarë botën

Mercedes-Benz po tërheq pothuajse një milion makina të vjetra nga e gjithë bota për shkak të problemeve të mundshme me përforcuesin e frenave, tha kompania të shtunën.

Modelet e serive ML, GL (BR 164) dhe R-Class (BR 251) të prodhuara midis vitit 2004 dhe 2015 janë të prekura. Rreth 70,000 prej tyre janë në Gjermani, transmeton Telegrafi.


“Ne kemi zbuluar se në disa prej tyre automjeteve, funksioni i përforcuesit të frenave mund të ndikohet nga korrozioni i avancuar në zonën e përbashkët të kabinës”, tha Mercedes-Benz në një deklaratë.

Kjo mund të rezultojë në një rritje të forcës së pedalit të frenave të nevojshme për të ngadalësuar automjetin dhe/ose në një distancë të mundshme ndalimi, shtoi ai.

Mercedes-Benz po fillon menjëherë tërheqjen. /Telegrafi/