LAJMI I FUNDIT:

Mercedes E-Class i ri arrin në fund të muajit prill

Mercedes E-Class i ri arrin në fund të muajit prill

Më 25 prill, Mercedes Benz do të prezantojë gjeneratën e re të E-Class.

Përpara premierës, prodhuesi gjerman publikoi një foto ngacmuese të siluetës së veturës, e cila zbulon disa detaje.


Duket vetëm pjesa e sipërme e verturës dhe nga fotoja shihet se linja dalluese e E-Class nuk do të ndryshojë, por dizajni do të jetë disi më agresiv. Edhe më parë, E-Class në përgjithësi nuk solli një revolucion dizajni, por më tepër një ndryshim stili evolucionar.

Mirëpo, në interier ka risi të konsiderueshme, siç e dëshmojnë edhe imazhet që Mercedes ka publikuar në fund të muajit shkurt.

Detajet e fuqisë së E-Class të re mbeten ende sekret. Do të jenë ende motorë SUS të elektrizuar dhe as AMG nuk do të jetë në gjendje të shmangë hibridizimin. Disa modele, si E63 i ri, ka të ngjarë të pajisen me sisteme hibride plug-in.

Pas premierës së versionit të limuzinës, mund të presim edhe një gjeneratë të re të stacionit të klasit E. /Telegrafi/