LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj elektrike në Amerikën e Veriut duke filluar nga viti 2025.

Është prodhuesi i parë gjerman i automobilave që miraton vendimin për ta përdorur këtë lidhës, transmeton Telegrafi.


Javëve të fundit, ka pasur një valë prodhuesish të automjeteve që kanë njoftuar miratimin e lidhësit NACS të Tesla-s, duke filluar nga Ford, pastaj nga GM, Rivian dhe Volvo.

Prodhuesit e mëdhenj gjermanë të automjeteve dukej se po duronin – megjithëse Volkswagen tha se ishte në diskutime me Tesla-n për këtë. /Telegrafi/