LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-AMG GLE 63 testohet me vetëm disa pjesë të kamufluara (Foto)

Mercedes-AMG GLE 63 testohet me vetëm disa pjesë të kamufluara (Foto)

Pamja më e mirë deri më tani e modelit AMG GLE 63, rivalit kryesor të BMW X5 M

Ky model i ri nga Marcedes, është parë për herë të fundit gjatë dimrit, teksa e kishte tërë eksterierin e mbuluar me shtresën për kamuflazh, transmeton Telegrafi.


Me ngrohjen e motit, ky SUV ka nisur të shfaqë trupin në masë më të madhe. Tani që ka një shtresë shumë të lehtës, mund të shihet shumë më mirë se si duket ky model, që do të jetë rivali kryesor i BMW X5 M.

Megjithatë, pjesët kryesore dhe më interesante, siç është grilli Panamericana dhe pjesa e pasme, e janë të mbuluara dhe nuk shihen si duhet. Në krahasim me modelin paraprak GLE 63, modeli i ri është më i ulët dhe pak më i ngushtë.

Me anë të këtyre fotografive, shihet se GLE nuk ka ndryshim të madh në dizajn nga paraardhësi, megjithëse pjesët e C-Pillar i ka shumë më të rrumbullakosura.

Sa i përket dritave LED, ato duken sikur t’i ketë huazuar nga E-Class. Pjesëzat e frenave me të kuqe të ndezur, si dhe gypat për nxjerrjen e gazrave, konfirmojnë se jemi duke parë një variant nga AMG. Sipas të gjitha gjasave, GLE 63 prezantohet para fundit të vitit, teksa do të del në shitje në fillim të vitit që vjen./Telegrafi/