LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-AMG G63, sfidohet pa “mëshirë” në terren ekstrem të keq (Video)

Mercedes-AMG G63, sfidohet pa “mëshirë” në terren ekstrem të keq (Video)

Në Ukrainë është zhvilluar një lloj gare e pazakontë, ku Mercedes-AMG G63 është vozitur në terren shumë të vështirë.

Në fakt, makina gjermane që kushton mbi 100 mijë euro, është sfiduar në të gjitha format që pretendohet se mund t’i bëjë ballë, transmeton Telegrafi.


Kjo veturë e fuqishme, ia doli të kalojë nëpër një lumë me baltë, si dhe të ngjitet në sipërfaqe që kanë pjerrtësi të madhe.

Derisa shumë pronarë të këtyre makinave i shfrytëzojnë për të bërë xhiro në qytet, në këtë rast është përdorur për të provuar nëse vërtetë mund t’i mposhtë pengesat.

Mirëpo, kjo nuk rekomandohet të realizohet nga amatorët, sepse organizimi që mund ta shihni më poshtë është kryer nga profesionistët dhe nën mbikëqyrjen e forcave të rendit. /Telegrafi/