LAJMI I FUNDIT:

Mënyra për ta vlerësuar qarkullimin e gjakut

Mënyra për ta vlerësuar qarkullimin e gjakut
(Foto: Pexels)

Është shumë e rëndësishme që të kontrolloni zemrën, organin që ju mban në jetë. Ekziston një test i thjeshtë që mund ta bëni në shtëpi, i cili tregon se sa e shëndetshme është zemra juaj.

Mbushni një tas me ujë të ftohtë dhe shtoni akull. Zhytni të dyja duart në ujë dhe mbajini për 30 sekonda:


1. Nëse gishtat janë të zbehtë, keni probleme me qarkullimin e gjakut në trup dhe niveli i oksigjenit në gjak është i ulët.

2. Nëse gishtat janë të kuq, kjo është një shenjë e mirë sepse tregojnë se zemra dhe qarkullimi i gjakut janë të shëndetshëm.

Për shkak se gjaku transporton oksigjen dhe lëndë ushqyese në të gjitha pjesët e tjera të trupit, funksionimi i dobët i sistemit të qarkullimit të gjakut mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore, madje edhe probleme me zemrën.

Mënyrat e habitshme se si rutina e mëngjesit mund të ndikojë në shëndetin e zemrës suaj
Lexo po ashtu Mënyrat e habitshme se si rutina e mëngjesit mund të ndikojë në shëndetin e zemrës suaj

Si të përmirësohet qarkullimi?

Gjëja e parë që mund të bëni për të përmirësuar qarkullimin është të ndryshoni stilin e jetës tuaj. Mundohuni të zëvendësoni zakonet e këqija të jetës me ato të shëndetshme. Hiqni dorë nga alkooli, kafeja, duhani, ushqimet e pasura me sheqerna dhe yndyra të këqija.

Humbja e peshës, nëse jeni obezë, mund të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit. Aktivitet fizik i rregullt dhe i moderuar gjithashtu. Kolesteroli i mirë (HDL) është i njohur për mbrojtjen e mureve të enëve të gjakut.

Një tjetër faktor që çon në qarkullim të dobët, veçanërisht në këmbë, është qëndrimi ulur gjatë, gjë që është karakteristikë e punëve moderne. Mundohuni të ngriheni sa më shpesh të jetë e mundur. /KosovaPress/

Një gjë me siguri e bëni gabimisht: Ja si t’i ngrohni më së miri shputat e ftohta
Lexo po ashtu Një gjë me siguri e bëni gabimisht: Ja si t’i ngrohni më së miri shputat e ftohta

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori