Për të kuptuar se si lind dashuria, duhet të hyjmë në dhomën e gjumit. Të ndërfutemi në intimitetin e një çifti. Të vëzhgojmë nga afër sjelljet, gjestet dhe bisedat. Siç ka bërë edhe Jean Claude Kaufinann, sociologu francez, i cili prej vitesh po tregohet mjaft i vëmendshëm ndaj shndërrimeve nëpër familje dhe në lidhjet e dashurisë, transmeton Telegrafi.
Kaufinanni ka vendosur të analizojë një rrugëkalim thelbësor në jetën e çdo çifti: mëngjesin që pason natën e parë të dashurisë. Një çast i veçantë, i ndarë në dysh mes kënaqësisë dhe ndrojtjes, ku kujtimi i përkëdheljeve të natës ngatërrohet me ritet e përgatitjes së mëngjesit dhe pasiguritë e një të ardhmeje që duhet ndërtuar.
Nga një hetim i tillë ka lindur një libër intrigues, i botuar në Francë, “Kur nis dashuria” që analizon fazat e ndryshme e mëngjesit të nesërm. Sepse, siç e shpjegon sociologu që punon në Universitetin e Parisit: “Mëngjesi i nesërm është një nga momentet e rralla të jetës, kur liria është totale. Gjithçka varet vetëm nga ne. Në të shkuarën, nata e parë e dashurisë ishte pikëmbërritja e një udhëtimi të institucionalizuar, pas fejesës dhe dasmës. Ishte një rit i kalimit drejt jetës si person i rritur, jetë ku nuk kishte vendime për t’u marrë. Gjithçka ishte e vendosur”.
Po sot?
Me lirinë seksuale ka ndryshuar gjithçka. Një natë seksi nuk është më një ngjarje e jashtëzakonshme. Shpesh, as që e njohim mirë partnerin tonë, që fillojmë ta zbulojmë me të vërtetë vetëm kur zgjohemi. Pra, nëse në të shkuarën mëngjesi i nesërm ofronte siguri dhe përgjigje, sot është një çast i pasur me mundësi dhe pyetje.
Mëngjesi i nesërm, siç thuhet në shumë këngë, por edhe në letërsinë e niveleve të larta, shpesh është i dominuar nga një lloj pasigurie mes magjisë së natës së shkuar me një person të ri dhe nevojshmërisë për të bërë llogarinë me ritmet dhe veprimet më të rëndomta të jetës së përditshme. A është kështu?
Kemi kaluar një natë pasioni, por ende nuk e dimë se cili është tjetri dhe mbi të gjitha cili do të jetë statusi i lidhjes që po lind. Një aventurë thjesht kalimtare, apo fillimi i një historie të madhe dashurie. Në këtë situatë, pasiguria, fjalët që themi, veprimet që bëjmë na shtyjnë tek njëri apo tek tjetri drejtim. Në këto çaste, gjithçka e ka një kuptim, çdo vogëlsi i thotë diçka partnerit. Zbulimi i banesës, mënyra me të cilën paraqesim trupin tonë, zakonet që kanë të bëjnë me higjienën dhe ushqimin, të gjitha ndihmojnë për të ndërtuar një imazh për një të ardhme të mundshme të lidhjes. Natyrisht, mesazhet që japim apo që marrim, nuk janë gjithmonë shumë të qarta. Përkundrazi, me raste kuptimi i tyre është krejt i kundërti. Prandaj mëngjesi mund të jetë edhe zhgënjyes?
Po, sepse gjithsesi kemi mbetur të burgosur të një mitologjie sipas të cilës dashuria është pasion i përsosur, romantike. Realiteti megjithatë është i ndryshëm nga letërsia. Partneri që gjatë natës na është dukur si i rrethuar me një aureolë magjike, në mëngjes merr tipare konkrete, madje të rëndomta, që materializohen në sjellje banale. Ne vetë nuk e dimë se çfarë duam. Dhe pastaj përfundojmë duke belbëzuar ndonjë frazë, ndërsa pimë me ngut kafenë. Pra nuk flasim si nëpër romanet e mëdha të dashurisë. Prej këtej na vjen zhgënjimi, nga krahasimi me një realitet që nuk u përgjigjet lirizmit dashurisë që na është dhënë si model.
Modeli romantik i dashurisë mbetet ende aktual?
Jetojmë në një botë të dominuar nga kërkimi i emocioneve dhe ndjenjave, që ka në bazë idenë e një takimi dashuror, që thellë-thellë është ende ai që ka triumfuar në epokën e romanticizmit. Është modeli i të përsosurës dhe i përshkrimit të një dashurie thuajse hyjnore, sipas të cilit, sikur kjo të kishte qenë e shkruar në yje, në botë ekziston vetëm një njeri që është i destinuar për ty. Dhe ditën kur fati vendos që ne të takohemi me të, ne do ta njohim menjëherë, pra me anën e të famshmes dashuri me shikim të parë.
Ky model është mjaft i pranishëm në letërsi dhe në kinema. Realiteti megjithatë është i ndryshëm, më i komplikuar dhe më interesant. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre