LAJMI I FUNDIT:

Mendonte se burri po e tradhton, ia kontrolloi telefonin – zbuloi se ai po filmonte tinëzisht gratë dhe fëmijët në tualet (Foto)

Mendonte se burri po e tradhton, ia kontrolloi telefonin – zbuloi se ai po filmonte tinëzisht gratë dhe fëmijët në tualet (Foto)

Mollie Clarke, 23-vjeçe, e kishte gjuajtur në tokë telefonin kur zbuloi videon rrëqethëse të bashkëshortit të saj, të cilin menjëherë ia dorëzoi policisë.

Kjo grua e kishte lajmëruar bashkëshortin në polici pas 100 ditëve që i kishte kaluar si gruaja e tij, pasi zbuloi se ai tinëzisht kishte filmuar gratë dhe fëmijët në tualetin e një restoranti, transmeton Telegrafi.


Clarke ka pranuar se kishte mbetur e shokuar me pamjet që i kishte gjetur në telefonin e partnerit. Ajo fillimisht kishte dyshuar se partnerin Richard Cooper po e tradhton me tjera, dhe kështu kishte vendosur t’ia kontrolloj telefonin.

Megjithatë e kishte hedhur në tokë nga frika, kur zbuloi pamjet e filmuara brenda një tualeti ku punonte bashkëshorti i saj.

Më vonë e kuptoi se Cooper, 25-vjeç, para se të fillonte me filmime në restorant, e kishte filmuar tinëzisht edhe atë në tualetin e shtëpisë.

Fotografitë dhe videon që i kishte gjendur shiheshin fëmijët nga mosha 5 deri në 6-vjeç, si dhe adoleshentet dhe nënat e tyre që ua ndërronin pampersat foshnjave.

Por, ajo çfarë e nervozoi më shumë Mollie, ishte fakti se bashkëshorti i saj këtë muaj i shpëtoi burgut, pasi u dënuar me dy vite me kusht.

“E kam kuptuar se burri me të cilin jam martuar nuk ekziston. Nuk e kam njohur. Ka qenë gënjeshtar që bënte jetë të dyfishtë, dhe shpresoj që kurrë më nuk do ta shoh”, ka deklaruar Mollie.

Ajo gjithashtu ka pranuar se si Cooper i kishte kërkuar asaj që t’i bind prindërit t’i japin atij 500 funte, duke refuzuar t’ia shpjegoj se për çfarë i duheshin paratë, dhe më pas e kishte urdhëruar që telefonin të mos ia prekë.

Kështu ajo filloi të dyshoj se po e tradhton me tjera. Megjithatë, për të shuar dilemat e saj, duhej t’ia kontrollonte telefonin që ishte i mbrojtur me fjalëkalim, të cilin arriti t’ia gjej.

“Videon e parë që e kam parë ka qenë një fëmijë brenda tualetit. Menjëherë e hodha telefonin në tokë nga frika”, ka shtuar ajo.

Mollie i kishte telefonua me urgjencë nënës, dhe i kishte treguar se çfarë kishte parë dhe kishte zbuluar video tjera në telefonin e bashkëshortit, përfshirë një ku shihet fytyra e tij.

Menjëherë ishte nisur për në stacionin e policisë duke mbajtur në dorë telefonin. Megjithatë, bashkëshorti i saj i shpëtoi dënimit me burgim. /Telegrafi/