LAJMI I FUNDIT:

Menaxhmenti dhe kryetari i bordit të Telekomit ftohen për raportim në Komision Parlamentar

Menaxhmenti dhe kryetari i bordit të Telekomit ftohen për raportim në Komision Parlamentar

Komisioni Hetimor Parlamentar ka vendosur që të ftojë në raportim menaxhmentin aktual dhe kryetarin e mordit të Telekomit për të pasqyruar gjendjen në ndërmarrje.

Kryesuesi i këtij Komisioni, Visar Ymeri, theksoi se menaxhmenti duhet të raportojë këtë javë për gjendjen në Telekom, por jo si dëshmitar.


Ymeri tha se nga java e ardhshme fillohet me intervistimin e dëshmitarëve të cilët janë të kategorizuar lidhur me hetimin për Valën dhe PTK-në.

Anëtarët e Komisionit vlerësuan se në listë të futen dëshmitarët edhe përfaqësuesit politik dhe menaxhmenti, që mund të jenë ish-kryeministra, ish-ministra gjatë periudhës së skandaleve që kanë ndodhur në këtë kompani.

Telekomi nuk i dorëzon të gjithë dokumentacionin Komisionit Hetimor Parlamentar
Lexo po ashtu Telekomi nuk i dorëzon të gjithë dokumentacionin Komisionit Hetimor Parlamentar

Deputeti Armend Zemaj, tha se problemi në kompanitë publike ka filluar që nga shpallja e pavarësisë, kur ka filluar bartja e përgjegjësive tek vendorët.

“Pra, problemi kyç është politik në degradimin e kompanisë më profitabile në vend. Sepse është mundësuar ndërlidhja e kontratave të dyshimta dhe mbipunësimi”, tha Zemaj. /KP/Telegrafi/