LAJMI I FUNDIT:

Menaxheri i shitjeve të “Audi Europe” kalon në “Ford”

Menaxheri i shitjeve të “Audi Europe” kalon në “Ford”

Ford ka njoftuar se Martin Sander është emëruar menaxher i përgjithshëm për veturat e pasagjerëve për Ford of Europe, dhe kryetar i bordit drejtues të Ford-Werke GmbH, që nga 1 qershori.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sander do t’i bashkohet Ford-it pas një karriere 25-vjeçare në Volkswagen Group, ku ai mbajti poste të larta drejtuese në Amerikën e Veriut, Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë.

Së fundmi ai ishte nënkryetar i lartë i Shitjeve, Evropë, në Audi AG.

Ford tha se Sander dhe ekipi i tij do të jenë përgjegjës për përshpejtimin e shpërndarjes së automjeteve të pasagjerëve plotësisht të elektrizuar.

Ai do t’i raportojë Stuart Rowley, president i Ford of Europe.

Sander do të qëndrojë në Këln, shtëpia e biznesit evropian të automjeteve të pasagjerëve të Fordit dhe qendra e Elektrifikimit të Këlnit, ku automjeti i parë tërësisht elektrik i pasagjerëve do të dalë nga linjat e prodhimit duke filluar nga viti i ardhshëm.

I lindur në Hildesheim, Gjermani, Sander ka një diplomë në inxhinieri mekanike nga Universiteti Teknik i Braunschweig. Ai aktualisht banon në Ingolstadt të Gjermanisë dhe është i martuar dhe ka dy fëmijë. /Telegrafi/