Në fillim të viteve 2000-ta figura e manaxherit të medieve sociale, specialistit të manaxhimit të faqeve Facebook apo Instagram nuk figuronte nëpër CV. Ai që 10 vite më parë ka investuar në një kurs forimimi dhe ka eksperimentuar me rrjetet sociale, sot mund të konsiderohet një profesionist i mirëfilltë. Një e dhënë e cila duhet të na bëjë të arsyetojmë është ajo e studimit të Forumit Ekonomik Botërot, 65 për qind e fëmijëve që sot shkojnë në shkolla, pasi të diplomohen do të bëjnë punë që sot nuk ekzistojnë akoma por që vetëm mund t’i imagjinojmë.
Tregu i punës është në një proces transformimi të shpejtë. Sipas Forumit të Davos-it, brenda vitit 2020 parashikohet humbja e 7.1 milionë vendeve të punës, pjesa më e madhe e tyre në role administrative. Njëkohësisht do të ketë edhe një rritje me dy milionë vende pune në profesionet e sektorit të teknologjisë, matematikës dhe inxhinierisë. Mes vendeve të humbura dhe atyre të fituara, mbetet një boshllëk prej 5.1 milionë vende pune, shkruan Scan.
Në vende si Italia, mes arsyeve të papunësisë rinore qëndron një linjë e gjatë e krizës ekonomike dhe mungesës së një sistemi meritokracie. Një pjesë e përgjegjësisë duhet kërkuar te ministrat e edukimit të viteve ’80-ta që nuk janë impenjuar për të kuptuar se cilat perspektiva do të duhej të kishin studentët sot në botë, për të investuar në formimin e tyre. Në leximin global të evolucionit të mundshëm të tregut të punës, sa më i lartë të jetë niveli i edukimit dhe i specializimit në një sektor, aq më e lartë është mundësia e punësimit. Atëhere, çfarë po bëjmë sot për të përgatitur brezat e ardhshëm për botën e nesërme?
Tre procese të pandalshme do të ndikojmë më shumë se të tjerët: teknologjia dhe interneti, plakja e popullsisë e ngrohja globale. Tregtia do të vijojë të zhvendoset derisa të kthehet në një tregti elektronike dhe do të ketë gjithnjë e më pak dyqane pranë banesave e më shumë dyqane on-line. Si rrjedhojë, gjithnjë e më shumë kompanitë do të investojnë në reklama dhe në menaxhimin e markës on-line, nga imazhi te shitjet. Manaxherët e tregtisë elektronike, manaxherët e Search Engine Optimization (SEO, disiplinë marketingu) sot janë profesione reale.
Jetojmë në një shoqëri të informatizuar, nga telefonët celularë të kompjuterët e zyrave publike – çdo minutë krijohen e ruhen miliona të dhëna dhe shpesh bëhet fjalë për të dhëna të ndieshme. Ndaj është e nevojshme të formojmë persona që janë të aftë të administrojnë të gjithë këtë informacion.
Që në fëmijërinë e hershmem, fëmijët do të mësohen të përdorin tableta e ekrane me prekje, por sfida e vërtetë është t’i bëjmë të rriturit e së nesërmes të vetëdijshëme për instrumentet që kanë në dorë dhe për mënyrën sesi t’i vënë në nënshtrim. Ndaj është e rëndësishme që të mësojmë në shkollat fillore elementet e zhvillimit të teknologjisë përmes gjuhës së kodimit. Të dish të programosh nënkupton të jesh në gjendje të urdhërosh një makinë për të kryer një detyrë të caktuar.
Në Itali, 22.3 për qind e popullsisë është mbi 65 vjeç, një përqindje që në vitet e ardhshme do të shtohet edhe më tej. Përcaktimi i disa politikave serioze për të mbështetur të moshuarit e për familjet që kujdesen për ta, është një prioritet. Nga pikëpamja e punësimit, hap një skenar në të cilin do të nevojiten gjithnjë e më shumë persona të gatshëm për t’u kujdesuar për të moshuarit, si për kurimin ashtu edhe për aktivitetet e përditshme.
Ngrohja globale në detyron për një ekonomi me emetime të ulëta. Transformimi në një ekonomi pro ambientit, do të gjenerojë vende të reja pune shtesë në çdo sektor të ekonomisë. Punët e gjelbra, janë ato që impenjohen për të minimizuar çdo formë shpërdorimi e ndotje, për të reduktuar impaktin ambiental të sipërmarrjeve, duke përmirësuar eficencën energjetike dhe një përdorim më eficient të lëndëve të para si uji. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPrezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre