LAJMI I FUNDIT:

Memushaj: Duhet të fitojmë patjetër kundër Rumanisë

Memushaj: Duhet të fitojmë patjetër kundër Rumanisë

Ledian Memushaj ka folur pas humbjes në minutat e fundit kundër Francës me rezultat 2:0.

Mesfushori shqiptar pohoi se nuk e merituam humbjen, por tani na duhet një fitore kundër Rumanisë.

“Besojmë se e meritonin barazimin, por ky është futbolli. Duhet te shikojmë tani takimin me Rumaninë, pasi që fitorja na duhet patjetër. Duhet të përgatitemi sa më mirë. Kemi një rezultat me rumunët dhe duhet të fitojmë”, tha Memushaj pas takimit.

Shqipëria takimin e fundit në evropian në kuadër të grupit A do ta zhvillojë kundër Rumanisë. /Telegrafi/