LAJMI I FUNDIT:

Memorandum bashkëpunimi për komunitetin LGBTI në Maqedoni

Memorandum bashkëpunimi për komunitetin LGBTI në Maqedoni

Avokati i popullit i Maqedonisë ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me USAID për një projekt të përfshirjes dhe të drejtave të komunitetit LGBTI në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Ixhet Memeti, Avokat i Popullit, tha se personat e LGBT bashkësisë janë qytetarë dhe duhet të kenë të drejtat e tyre.


”Edhe përskaj tentimeve të bashkësisë ndërkombëtarët, anëtarët e kësaj bashkësisë, vazhdojnë të ndjehen të mënjanuar nga shumë aspekte të jetës, që në masë të madhe janë rezultat i stereotipeve negative dhe perceptimeve, që shpesh shfaqet përmes homofobisë dhe transfobisë së drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Është i nevojshëm ridefinimi i kuadrit ligjor, pasi që ligjet që thërrasin në mbrojtje të barabartë e forcojnë rëndësinë moral të barazisë. Si avokat i popullit do të vazhdojmë t’i mbrojmë të drejtat këtyre persona dhe thërrasim në solidaritet dhe tolerancë.”, deklaron Memeti.

Ndërsa, ambasadori amerikan, Jess Baily, tha se ”është hap i rëndësishëm pasi që askush sduhet të fshihet se kush është. Secili i ka të drejtat e tij, pa dallime etnike dhe gjinore. Edhe ne në SHBA jemi përballur me sfida për të drejtat për të gjithë. Të gjitha format e ndarjes i deklaruam si jokushtetuese. SHBA-të do të mbeten partner i përkushtuar i Maqedonisë për të realizuar të drejtat e qytetarëve.”/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori