LAJMI I FUNDIT:

Memorandum bashkëpunimi Kumanovë – Maribor – Novi Sad

Memorandum bashkëpunimi Kumanovë – Maribor – Novi Sad

Qytetet e Kumanovës, Mariborit dhe Novi Sadit do të thellojnë bashkëpunimin dhe do të angazhohen për përpilimin e programeve të përbashkëta dhe projekteve, në sferën e arsimit, sigurisë sociale, kulturës, sportit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, parashihen edhe projekte të sferës së zhvillimit ekonomik të komunave. Për këtë qëllim, sot u nënshkrua një Memorandum bashkëpunimi nga kryetarët e këtyre qyteteve, Zoran Dajmanovski, Andrej Fishtravec dhe zv. kryetari i Novi Sadit, Srgjan Kruzheviq.


Pjesë e projekteve janë edhe përpilimi i programeve për mbrojtje të ambientit jetësor dhe të natyrës. Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit morën pjesë edhe ambasadorët serb dhe slloven, Dushan Tomiq dhe Mira Lesjak./Telegrafi/