LAJMI I FUNDIT:

Memedi: Unë jam dhe mbetem kryetar!

Memedi: Unë jam dhe mbetem kryetar!

Reagon Vesel Memedi dhe thotë se ai është dhe do mbetet kryetar. Në një komunikatë të lëshuar nga shërbimi për informim i RDK-së dhe i nënshkruar nga Vesel Memedi, e drejtuar Telegrafit në Maqedoni në mes tjerash thuhet ”Unë Vesel Memedi jam dhe mbetem kryetari legal dhe legjitim i gjithë anëtarsisë dhe simpatizantëve besnik të kësaj partie, dhe nuk kam ndërmend të tradhëtoj besimin e tyre, ashtu njejtë si ata nuk më tradhëtuan mua në momentin më të vështirë për RDK-në.”

Pjesë tjetër e komunikatës thotë ”Lojrat në emër të RDK-së morrën fund me vulën historike të datës 12.03.2016. Ky kapitull është mbyllur për mua dhe për anëtarësinë e gjërë besnike të RDK-së, për këtë është dëshmitar opinioni i gjërë shqiptar që u bind se ishte një punë personash të pandershëm.
Vesel Memedin mund ta shkarkoj vetëm anëtarësia e gjërë e RDK-së, sepse kryetari, partia dhe organet e partisë ekzistojnë përshkak të votuesve, jo përshkak se dikush dëshiron të bëhet kryetar.
Për fund, një këshillë vëllazërore puçistëve që e nxorrën fytyrën e vërtetë sot në Tetovë. Ju kisha lutur që sërrisht nesër të mblidheni përderisa jeni në Tetovë dhe ta shkarkoni edhe kryetarin e PDSH-së z. Menduh Thaqin, dhe sërisht të mblidheni pasnesër dhe ta shkarkoni kryetarin e BDI-së z. Ali Ahmetin, sepse këta janë shumë më gjatë se unë në krye të partive, dhe kanë më shumë gjunahe se unë. Opinioni i gjërë duhet të mësohet me këtë grup sepse janë të specializuar për shkarkim ngarkime, por nuk kuptojnë se kanë shkarkuar veten nga të gjitha përgjegjësitë morale dhe juridike me veprimin e tyre puçist. Deklaratat e tyre nuk prodhojnë kurfarë efekti juridik.” thuhet në komunikatën e nënshkruar nga kryetari i RDK-së, Vesel Memedi/Telegrafi/


Gjithashtu lexo: Zendeli: RDK do të vazhdoj bashkëpunimi me LR-PDSH, me BESA dhe UNITETI-n (Video)
Gjithashtu lexo: Kryesia e RDK-së shkarkon Vesel Memedin

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori