LAJMI I FUNDIT:

Meliza Haradinaj dënon ashpër rikthimin e fushatës së Serbisë kundër Kosovës

Meliza Haradinaj dënon ashpër rikthimin e fushatës së Serbisë kundër Kosovës

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se Serbia vazhdon fushatën e saj destruktive në raport me Kosovën edhe përkundër zotimeve të bëra, si në Bruksel ashtu edhe në Uashington.

Sipas shefes së diplomacisë kosovare, pavarësisht zotimeve të bëra në Marrëveshjen për Normalizim Ekonomik, Serbia jo që nuk u përmbahet atyre, por haptas shkel zotimin 15 të kësaj marrëveshjeje.


“Rasti i fundit është ai i datës 9 Janar kur Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Selakoviq, i cili në takim me ambasadorin e Katarit në Beograd, i ka kërkuar drejtpërdrejtë atij që ‘Katari të mos lobojë për Kosovën”, thuhet në reagimin e ministres së Jashtme.

“Fakti që termi ‘lobim’ nënkupton edhe lobimin për njohje, konsiderojmë që kjo kërkesë e ministrit të jashtëm serb është një shkelje e radhës e Marrëveshjes së Uashingtonit, në pikën 15 të saj e cila shprehimisht kërkon nga Beogradi që ta ndalë fushatën formale dhe joformale kundër shtetësisë së Kosovës”.

Serbia nuk respekton pikat e marrëveshjes së Washingtonit, i kërkon Katarit të mos lobojë në dobi të Kosovës
Lexo po ashtu Serbia nuk respekton pikat e marrëveshjes së Washingtonit, i kërkon Katarit të mos lobojë në dobi të Kosovës

Reagimi i plotë i ministres Meliza Haradinaj-Stublla:  

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka ngritur në vazhdimësi shkeljet e moszbatimit të marrëveshjeve të arritura me Serbinë si në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli ashtu edhe për zotimet e Marrëveshjes së arritur në Uashington. Serbia jo vetëm e ka shkelur Marrëveshjen e Uashingtonit, por vepron shprehimisht kundër saj. Tani së fundi është bërë inaugurimi i gazsjellësit “Balkanstream” nga ana e presidentit të Serbisë Vuçiq në praninë e Ambasadorit Rus në Beograd, projekt i kritikuar vazhdimisht nga Sekretari Pompeo si “instrument i Kremlinit” për rritjen e influencës Ruse në Ballkan.  

Gjithashtu, deklarata e fundit e Selakoviq është veçse përpjekja më e re e Serbisë për të lobuar kundër Kosovës në vendet e Lindjes së Mesme, duke rikujtuar falënderimet publike dhe mbështetjen e ish-ministrit Daçiq ndaj Palestinës për mosnjohjen ndaj Kosovës, fill pas nënshkrimit në Uashington.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shpreh shqetësim edhe për më shumë se 33 marrëveshje teknike të arritura në Bruksel, të cilat vazhdojnë të shkelen në mënyrë flagrante nga Serbia. Kësisoj, Serbia nuk ka funksionalizuar pikat e kalimit kufitar me Kosovën, marrëveshjen për hapjen e urës mbi Ibër, ndërsa ka arrestuar dhe mban të burgosur pa asnjë arsye shtetasit e Kosovës Nezir Mehmetaj dhe Blerim Maqastena, duke shkelur secilën shkronjë të marrëveshjes për lirinë  e lëvizjes, e më tej duke kontrabanduar produkte të pacertifikuara në veri të Kosovës, në shkelje të Marrëveshjes për Certifikimin e Produkteve Farmaceutike.

Gjuha e vazhdueshme kërcënuese, raciste dhe shoviniste e liderëve Serbë shpërfaqë fytyrën e vërtetë të këtij shteti në raport me Kosovën edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Me veprimet e njëpasnjëshme kundër Kosovës dhe Marrëveshjes së Uashingtonit, Serbia vërteton se është një partner jo i besueshëm dhe i dyshimtë.

Republika e Kosovës si shtet i pavarur është e interesuar që të arrijë marrëveshjen përfundimtare të njohjes reciproke me Serbinë duke respektuar integritetin territorial, kushtetutshmërinë, karakterin unitar dhe sovranitetin e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me përpjekjet e pandërprera të SHBA-ve dhe BE-së në ndërmjetësimin dhe finalizimin e procesit të Dialogut.

Ndryshe, pavarësisht marrëveshjeve që janë arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në Washington në praninë e presidentit në shkuarje Donald Trump dhe të deleguarit të tij Richard Grenell, Serbia po vazhdon kështu lobimin kundër njohjeve të Kosovës.

Traditën e ish-ministrit Ivica Daçiq është duke e vazhduar ministri i ri jashtëm serb, Nikola Selakoviq. Ai së fundmi ka kërkuar nga ambasadori i Katarit në Serbi, Shejh Mubarak Fahad al-Thani, të ndalojë lobimin ndërkombëtar në favor të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori