Dy emra mjaft të njohur dhe të suksesshëm të estradës janë bashkuar për herë të parë për një këngën të re.

Bëhet fjalë për reperin e njohur, Ledri Vula dhe reperen Melinda të cilët kanë bashkuar forcat për të sjell projektin më të ri muzikor që mban titullin “A m;ke dasht”.


Përmes rrjeteve sociale përkatëse, të dy kanë paralajmëruar se kënga pritet të publikohet më 13 korrik (e mërkurë).

Screenshot 17 6 Foto: Melinda/Instagram

Ndërsa, sot (e martë) Melinda ka sjell imazhe të reja që duket të jenë shkëputur nga xhirimet e klipit, teksa duket plot stil.

E veshur me një fustan të shkurtër shumëngjyrësh dhe me pupla, Melinda përshtati ‘look’-un me një palë sandale me taka ngjyrë të gjelbër dhe syze dielli ngjyrë të kaltër.

Reperja e hitit “Melodia” u shfaq mahnitëse në pozat e reja, në të cilat në fokus kishin linjat e saj të tonifikuara të trupit.

Screenshot 18 5 Foto: Melinda/Instagram

“Papagalli po thotë që nesër në ora 19:00 del kënga e re ‘A m’ke dasht”, ka shkruar Melinda sipër fotografive.

Ndërkohë, Ledri aktualisht po shijon suksesin me këngën e fundit “Gelato” që e solli në bashkëpunim me Ardian Bujupin.

Ndërsa, projekti i fundit i Melindës është “All night” që u lansua në maj të këtij viti. /Telegrafi/