LAJMI I FUNDIT:

Melihate Tërmkolli promovon librin ‘Marsi i Acartë’: Kemi harruar ngjarjen e 23 marsit kur u rrënua statusi i autonomisë së Kosovës

Kuvendi Krahinor  i Kosovës, në vitin 1989 do të votonte ndryshimet në Kushtetutën e Serbisë, që do ta zhvishnin Kosovën nga autonomia duke e kthyer nën pushtetin e Beogradit. E votimi do të bëhej në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, që ishte vendosur 20 ditë më herët.

Melihate Tërmkolli, atëbotë juriste e re ishte njëra ndër 10 delegatët të cilët votuan kundër rrënimit të statusit federal të Kosovës.


E në lidhje me këtë për të përkujtuar pas më shumë se tri dekada pas, Melihate Tërmkolli ka vendosur që kujtimet e 23 marsit të vitit 1989 t’i shtyp edhe në letër. Duke botuar kështu edhe librin me titull “Marsi i Acartë”.

Tërmkolli, e cila ka qenë deputete dhe ministre, tha se në Kosovë ka filluar të harrohet historia sidomos e ngjarjeve të tilla me rëndësi të veçantë kombëtare.

“Ngjarjet nuk janë prezantuar shumë na ka kapluar një harresë historike, madje edhe vetë historia e jonë  e re po harrohet. Ne jemi në një pakujdesi të pabesueshme në kujtimin e ngjarjeve sidomos ato që kanë qenë me rëndësi të madhe historike kombëtare në mënyrë që të mos na përsëriten. 23 marsi i ’89-tës, shënon rrënimin e statusit autonom dhe federal të asaj kohe të Kosovës që në atë kohë ishte statusi më i madh, politik dhe juridik i fituar me sakrifica të mëdha të shqiptarëve. Nuk na e kishte falë askush atë status. Status të Republikës atë kohë kishin edhe shtetet të cilat kishin edhe numër më të vogël të banorëve, mirëpo neve na konsideronin kombësi e krahas saj shkonte edhe statusi i një lloj krahine”, u shpreh ajo.

Melihate Tërmkolli – Autore e librit “Marsi i Acartë”, në një prononcim për Telegrafin

Tutje Tërmkolli tha se ngjarja e 23 marsit ishte data e cila e filloi shpërbërjen e ish- Federatës Jugosllave dhe fillimin e shtet ndërtimit të Kosovës.

“Ajo çka mund të them është se përpjekja që e kam bërë për këtë libër është për ta dokumentuar këtë periudhë të rëndë që kanë kaluar shqiptarët. Por me objektivë të veçantë ndodhinë e 23 marsit kur është suprimuar autonominë e Kosovës. Edhe shumica e shqiptarëve kishin votuar kundër ndryshimeve kushtetuese, kësaj kërkesë të qytetarëve iu përgjigjen vetëm 10 delegatë 2 të tjerë abstenuan kurse një pjesë e madhe votuan për. 23 marsi nuk ishte vetëm rrënimi i statusit federal të Kosovës mirëpo edhe shpërbërja e  i ish- Jugosllavisë, mirëpo edhe fillimin e ndërtimit institucional të pavarësisë së Kosovës”, deklaroi Tërmkolli.

Promovimi i librit “Marsi i Acartë”, në bibliotekën Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’, në Prishtinë

Recensenti i librit, profesori univeristar Arsim Bajrami, tha se pjesa më e rëndësishme e këtij libri është krahasimi i datës së 23 marsit me 10 korrikun që me ngjarje ishin pothuajse të ngjashëm.

“Ky libër ka një emërtim simbolik “Marsi i Acartë”, që nuk ka të bëjë me një acar klimatik por me një acarë politik. Pikërsht ky mars i vitit ‘89-të e ndërtoi një histori të re për Kosovën. Pjesa më e rëndësishme e librit është padyshim asaj që i kushtohet momentit historik të 23 marsit të vitit ’89, kjo na rikthen në ngjarjet e 10 korrikut që ishin pothuajse të ngjashme”, vlerësoi Bajrami.

Arsim Bajrami- Recensenti i librit dhe profesor univeristar

Në anën tjetër Rexhep Osmani tjetër recensent i librit, tha se fjalimi i fuqishëm i Tërmkollit në atë kohë në Kuvendin Krahinor të Kosovës ishte i guximshëm dhe shumë i fuqishëm.

“Në librin ‘Mars i Acartë janë përfshirë diskutimet integrale të delegatëve në gjuhen në të cilën ata diskutuan. Diskutimi që tronditi regjimin e procesit dhe të skemës së pushtimit juridik dhe juridik të Kosovës ishte juristja e re Melihate Tërmkolli, librin e së cilës po e promovojmë ne sot. Diskutimi i saj i fuqishëm dhe i guximshëm atëbotë. Kjo mbetë model i fuqishëm i të tashmes dhe të ardhës se si duhet sakrifikuar për mbrojtje të vendit dhe mirëqeine të popullit të vet, që e ka rrit dhe e ka shkolluar”, tha Osmani, ish-ministër i Arsimit.

Atë kohë, Kosova kishte fituar autonominë e saj si pjesë konstituive e federatës Jugosllavisë në vitin 1974 nën lidershipin e Josip Broz Titos duke pasur të drejta pothuaj të njëjta sikurse gjashtë republikat e tjera.

Nga 190 delegatë të tri dhomave sa kishte atëherë Kosova, në disa studime del se vetëm 10 deputetë shqiptarë, votuan kundër heqje lënies së Kosovës nën serbi.

Deputetët që përkundër presionit të madh, nuk ngritën dorën për Serbinë ishin:

Riza Lluka, Melihate Tërmkolli, Shkëlzen Gusinja, Ukë Bytyqi, Sadik Zuka, Remzi Hasani, Menduh Shoshi, Bajram Buçani, Mehdi Uka dhe Avdi Berisha.

Dy delegatë thuhet se kishin abstenuar, ndërsa 25-30 mungoninë në seancë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori