LAJMI I FUNDIT:

Melescanu: Vendet e Ballkanit Perëndimor të ndjekin shembullin e Athinës dhe Shkupit

Melescanu: Vendet e Ballkanit Perëndimor të ndjekin shembullin e Athinës dhe Shkupit

Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Teodor Melescanu u kërkoi vendeve të Ballkanit Perëndimor që të ndjekin shembullin e Athinës dhe Shkupit dhe të gjejnë zgjidhje për rrethanat e vështira ekzistuese dhe historisë komplekse, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo ishte e pamendueshme disa vite më parë. Mrekullitë janë të mundshme. Shpresojmë se kjo do të krijojë energji edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilët ende po negociojnë”,tha Melescanu.


Shefi i diplomacisë rumune theksoi se në takimin jozyrtar të ministrave të punëve të jashtëm të BE-së dhe vendeve kandidate në Bukuresht, përfaqësuesit e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për herë të parë u ulën së bashku dhe ndanë idenë e njëjtë për mundësinë e zhvillimit të kushteve për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së Prespës tregoi se edhe përkundër rrethanave të vështira dhe historisë komplekse, me vullnet politik është e mundur që të gjendet zgjidhje për çështjet politike”, tha Melescanu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori