LAJMI I FUNDIT:

Meksika i ofron azil politik, Julian Assanget

Meksika i ofron azil politik, Julian Assanget

Meksika është e gatshme t’i ofrojë azil politik, Julian Assanget, dhe kështu të mbështesë vendimin e gjykatësit britanik për të refuzuar ekstradimin e themeluesit të WikiLeaksit.

“Assange është një gazetar dhe meriton një mundësi. Unë jam pro faljes së tij”, tha presidenti meksikan, Manuel Lopez Obrador.


Julian Assange nuk mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar gjykata britanike
Lexo po ashtu Julian Assange nuk mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar gjykata britanike

Ai shtoi se shteti meksikan do t’i sigurojë mbrojtje 49-vjeçarit australian, raporton reuters.

Një gjykatë britanike sot refuzoi kërkesën e SHBA-së për ekstradimin e Assanget, duke shpjeguar se do të ishte një masë shtypëse duke marrë parasysh gjendjen e tij mendore.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se do të apelojë vendimin. /Telegrafi/