LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti: Kemi 2-3 pista hetimi dhe informacione të shumta, nuk kemi asnjë të dhënë që na çon në një akt terrorist

Mehmeti: Kemi 2-3 pista hetimi dhe informacione të shumta, nuk kemi asnjë të dhënë që na çon në një akt terrorist

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se janë duke marrë shumë informacione të ndryshme dhe kanë rreth tri pista hetimi në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi të premten mbrëma në Gllogjan të Deçanit.

Mehmeti u shpreh se është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe se janë angazhuar ekspertë të niveleve të ndryshme për të ekzaminuar provat dhe vlerësuar informacionet e shumta që po marrin.


“Policia e Kosovës është duke bërë ekzaminimet, aktualisht jemi duke bërë pastrimin e terrenit, shqimin detajuar të rrethinës së ngjarjes, përfshirë këtu edhe rrethinat apo pjesët anësore të vendit të ngjarjes, përkatësisht pjesët ku potencialisht mund të ketë ndonjë provës shtesë. Fatkeqësisht kemi pas një mot shumë të keq gjatë gjithë kohës që na ka penguar në këtë shiqim, na ka penguar që disa mjetet teknike dhe mjete të tjera që ndihmojnë në gjetjen e gjurmëve të ndryshme. Është dashtë që pastrimi i terrenit të filloj me vonesë. Gjitha njësitet janë në vend të ngjarjes duke e pastruar terrenin, mirëpo aktualisht jemi duke u përballur me një numër të konsiderueshme të informacioneve rreth rastit, kemi sjellë njësi shtesë dhe ekspertë të ndryshme të niveleve të ndryshme operative dhe hetimore që t’i trajtojnë këto informacione dhe të bëjnë ekzaminimet më të shpejtë të evidencave dhe provave që i kemi gjetur në vend të ngjarjes apo që mund të gjenden gjatë pastrimit të vendit të ngjarjes”, tha Mehmeti, transmeton Telegrafi.

Sveçla: Vrasësit i jap ultimatum të dorëzohet, po koordinohemi edhe me AKI për rastin e Gllogjanit
Lexo po ashtu Sveçla: Vrasësit i jap ultimatum të dorëzohet, po koordinohemi edhe me AKI për rastin e Gllogjanit

Mehmeti tha se po bëhet ekzaminimi i provave të ndryshme, për të ditur më shumë rreth rastit.

“Aktualisht mund të flasim për një sistem të dy apo tri pistave të mundshme të hetimit, të gjitha informacionet që jemi duke i mbledhur dhe evidencat dhe provat materiale të çojnë në këtë drejtim. Aktualisht po bisedojmë për një person por me mundësi të ndërlidhjes edhe të personave të tjerë, që kuptohet se mund të ketë më shumë se një të dyshuar. Në kuptimin e qarkullimit të personit janë duke u ekzaminuar prova teknike të ndryshme që do të na tregojnë saktë nga ka ardhë, ku ka qëndruar potencialisht dhe ku ka shkuar”, tha Mehmeti.

Konfirmohen tre të vrarë nga të shtënat në autobus në Gllogjan, dy prej tyre nxënës
Lexo po ashtu Konfirmohen tre të vrarë nga të shtënat në autobus në Gllogjan, dy prej tyre nxënës

Ai pohoi se informacionet që janë duke marrë janë të shumta, por që mund të jenë dy ose tri motive të ndryshme që kanë çuar deri te ky rast por duhet të hetohet me më shumë kujdes.

“Deri në këtë moment nuk e kemi asnjë të dhënë që shkon nga akti terrorist apo akti që lidhet me çështje religjioze. Thash që kemi informacione nga më të ndryshme dhe për shkak të gjendjes në të cilën ka ndodhur rasti ne jemi duke përpunuar çdo informacion me shumë kujdes sepse janë dy-tri pista të ndryshme që nënkupton që janë dy-tri motive të ndryshme të cilat duhet përpunohen gradualisht. Ne jemi duke i përpunuar informacione që jemi duke i marrë nga dëshmitarët, përkatësisht nga qytetarët, njerëzit që kanë lidhje rrethanore apo drejtpërdrejt me rastin. Mirëpo gjitha këto janë duke iu bashkangjitur edhe provat teknike. Është shumë herët që të themi se ky do të ishte motivi, por rrethanat, dëshmitë informacionet që janë duke ardhur kanë me na sjellë tek një motiv potencial i cili mund të jetë”, tha Mehmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori