LAJMI I FUNDIT:

Mehaj takohet me ambasadorin e Norvegjisë: Bashkëpunimi mes dy vendeve do të intensifikohet edhe më tej

Mehaj takohet me ambasadorin e Norvegjisë: Bashkëpunimi mes dy vendeve do të intensifikohet edhe më tej

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, aktivitetin e tij e filloi me pritjen në vizitë të ambasadorit të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Me këtë rast, ministri Mehaj e falënderoi ambasadorin Grondahl për vizitën e tij duke shprehur falënderimin për Mbretërinë e Norvegjisë, për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.


“Ministri Mehaj shprehu besimin e plotë se bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Norvegjisë do të intensifikohen edhe më tej, në funksion të arritjes së aftësive dhe kapaciteteve të plota operacionale të FSK-së, për të mundësuar kështu ofrimin e kontributit të Kosovës për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global, në operacione paqeruajtëse krahas vendeve partnere në mesin e të cilave me rol shumë të rëndësishëm është edhe Mbretëria e Norvegjisë”, thuhet në njoftim.

Nga ana e tij, ambasadori Grondahl e falënderoi ministrin Mehaj për pritjen dhe i uroi detyrën e re, si dhe premtoi se Norvegjia, sikur deri më tash do të vazhdojë ta ndihmojë dhe mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, në të gjitha fushat dhe komponentët në mënyrë që t’i përmbushin me sukses të plotë synimet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori