LAJMI I FUNDIT:

Mehaj: FSK-ja është duke vazhduar realizimin me sukses të ushtrimit ndërkombëtar ‘Defender Europe 23’

Mehaj: FSK-ja është duke vazhduar realizimin me sukses të ushtrimit ndërkombëtar ‘Defender Europe 23’

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), janë duke u sfiduar në trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Mehaj ka shkruar se objektivi i trajnimit është përgatitja dhe aftësimi i ushtarakëve të FSK-së, për detyra dhe operim me njësi të vogla, si ekip, skuadër dhe togë.

“Në kuadër të angazhimit për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale luftarake, Komanda e Forcave Tokësore (KFT) me regjimentet e saj, ka realizuar trajnimin e shkathtësive ushtarake ‘Taktika me Njësi të Vogla’ (TTNJV). Objektivi i trajnimit është përgatitja dhe aftësimi i ushtarakëve për detyra dhe operim me njësi të vogla, si ekip, skuadër, togë, si dhe të gjithë hapat e planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve në terren”, ka shkruar ai.

Tutje, Mehaj ka thënë se FSK-ja është duke vazhduar në përmbushjen e objektivave me fokus realizimin me sukses të ushtrimit ndërkombëtarë “Defender Europe 23”.

“Vazhdojmë me përmbushjen e objektivave tona për të ardhmen me fokus realizimin me sukses të ushtrimit ndërkombëtarë ‘Defender Europe 23’”, thekson ministri Mehaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori