Megjithëse i ka fshirë fotot me Stresin dhe nuk e ndjek më në rrjetet sociale, Kejsi thotë se ende është i martuar

Stresi ditë më parë për mediat kishte thënë se ka kurorëzuar me martesë lidhjen me Kejsin.
Por, duket se jo çdo gjë po shkon për mrekulli për çiftin, të cilët duket se kanë probleme në marrëdhënien e tyre.
Fansat e kanë vërejtur se dyshja kanë fshirë të gjitha imazhet e përbashkëta që i kanë pasur në rrjetet sociale.
Madje, në rrjetin social të Instagramit më nuk e ndjekin njërin-tjetrin dhe kjo ka bërë që pyetet edhe prej fansave se çfarë po ndodh mes tyre.
"A jeni ndarë me Stresin? Thjesht po pyes se i keni fshirë fotot të dy me njëri-tjetrin edhe s’e keni follow njëri-tjetrin”, i shkruan ndjekësja.
“Unë jam e martuar s’e njoh fjalën ndarje”, ia kthen Kejsi e cila konfirmon kështu se marrëdhënia me Stresin po ecën për bukuri.
Ndryshe, Stresi është duke vazhduar me koncerte si dhe me projekte të reja muzikore. /Telegrafi/



























































