LAJMI I FUNDIT:

Mediumi britanik sjell pamje që tregojnë se si edhe Hitlerit i dridhej dora, sikurse tani Putinit

Mediumi britanik sjell pamje që tregojnë se si edhe Hitlerit i dridhej dora, sikurse tani Putinit

Mes thashethemeve për shëndetin e tij të dobët, një video që tregon dridhjen e dorës së Vladimir Putin teksa ai përshëndeti liderin e Bjellorusisë u rishfaq këtë javë.

Videoja, e cila thuhet se u filmua pak para fillimit të agresionit rus të Ukrainës në shkurt, e tregoi atë duke “u mbajtur për karrige” si dhe duke e mbajtur dorën në gjoks për të ndaluar atë të dridhej ndërsa përshëndetej me Aleksandër Lukashenkon.

Kjo nxiti spekulime të mëtejshme për gjendjen e tij shëndetësore pasi pamjet dhe imazhet u shfaqën që tregonin fytyrën e tij të fryrë dhe qëndrimin “e shtrirë”.

Por, siç shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi, skenat e “vështirësive të dukshme” të Putinit të kujtojnë një video që tregonte gjendjen e dobët të shëndetit të Adolf Hitlerit, ndërsa Gjermania përballej me humbjen totale në Luftën e Dytë Botërore.

Dora e Vladimir Putinit është filmuar duke u dridhur në mënyrë të pakontrolluar, në një video të re
Lexo po ashtu Dora e Vladimir Putinit është filmuar duke u dridhur në mënyrë të pakontrolluar, në një video të re

Në atë që ishte një nga herët e fundit që diktatori u pa i gjallë jashtë bunkerit të tij në Berlin, një video propagandistike e filmuar në prill 1945 e shfaqte atë duke dekoruar anëtarët e Rinisë Hitleriane që ishin thirrur për të mbrojtur Berlinin.

Filmi duket se tregonte se si Hitleri ishte ende në komandë, edhe kur trupat e Bashkimit Sovjetik po futeshin në kryeqytet.

Por një pjesë e dukshme e pamjeve u shkëput nga versioni përfundimtar dhe supozohej se ishte shkatërruar.

videoja, e cila u zbulua në një laborator filmi në Gjermaninë Lindore në vitet 1970, tregoi dorën e majtë të liderit nazist duke u dridhur fuqishëm teksa ai e mbante pas shpine ndërsa përshëndeste oficerët ushtarakë gjatë të njëjtit udhëtim jashtë bunkerit të tij.

Shumë historianë dhe ekspertë besojnë se Hitleri vuante nga sëmundja e Parkinsonit në kohën kur u filmua videoja – gjendje që pengon kontrollin e muskujve dhe dëmton lëvizshmërinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori