Gazeta britanike ‘Sunday Times’ shkruan se Bashkimi Evropian do të shtyjë Brexitin deri në shkurt të vitit 2020 nëse kryeministri britanik Boris Johnson nuk merr mbështetje për marrëveshjen e tij javën e ardhshme në parlament.
Shtyrja do të ishte “e ndryshueshme”, që do të thotë se britanikët mund të largoheshin nga BE më herët, më 1 ose 15 nëntor, në dhjetor ose janar, nëse marrëveshja ishte ratifikuar përpara përfundimit të afatit, raportoi gazeta, duke cituar burime diplomatike.
‘Sunday Times’ shkruan se qeveritë evropiane nuk do të vendosin për një shtyrje të mundshme derisa të vlerësojnë nëse marrëveshja do të kalojë në Parlamentin Britanik të martën.
Një burim evropian tha për DPA se beson se situata në Britani është “shumë e paqartë” dhe se BE nuk dëshiron të marrë një vendim për të shtyrë Brexit nga frika se Parlamenti britanik mund të ratifikojë marrëveshjen ndërkohë.
Ai nuk e përjashtoi mundësinë e ratifikimit nga të dy palët deri më 31 tetor, por në atë rast një shtyrje “teknike” mund të kryhej edhe për të përfunduar procesin. Marrëveshja do të ratifikohet nga Parlamenti britanik dhe evropian.
Diplomatët dhe zyrtarët evropianë të dielën zbuluan për Reuters se në varësi të zhvillimeve në Londër, opsionet e vonesave ndryshojnë nga një muaj shtesë deri në fund të nëntorit deri në gjysmë viti ose më gjatë.
Ambasadorët evropianë filluan zyrtarisht procesin e ratifikimit të dielën me një konferencë me kryenegociatorin evropian Michel Barnier, thanë burime diplomatike për Reuters në kushte anonimiteti.
Ndryshe, kërkesa e shtyrjes së Brexit u dërgua nga Johsnon të shtunën dhe presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk do të këshillohet me liderët evropianë në ditët në vijim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën