LAJMI I FUNDIT:

Mediu apel dëshmitarëve: Mos heshtni për Gërdecin

Mediu apel dëshmitarëve: Mos heshtni për Gërdecin

Ish-ministri shqiptar i Mbrojtjes Fatmir Mediu foli për mediat pas seancës së mbajtur këtë të mërkurë në Gjykata e Posaçme GJKKO.

Ai bëri thirrje për ata që ne atë kohë kanë punuar në Ministrinë e Mbrojtjes që të dëshmojnë dhe të mos zgjedhin heshtjen.


Gjithashtu Mediu shtoi se ka pritur 16 vite që të merret në pyetje nga prokurorët.

“sa i përket vazhdimit të procesit unë edhe njëherë bej thirrje që gjithsecili të vijë dhe të vlerësoj dhe të mbajë qëndrimin për sa i takon punë që ka kryer ne ministrinë e mbrojtjes e të mos zgjedhin pozicionin e heshtjes për të shmangur manipulimi që mund të bëhet nga grupe të caktuara politike.

Unë kam pritur mbi 16 vite që të pyetem nga prokuroria, prokuroria ka pasur të gjithë mundësinë për të më thirrur e për të më pyetur, asnjëherë nuk e ka bërë”,-tha Fatmir Mediu.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është vënë nën akuzë nga SPAK për çështjen “Gërdeci”, ku nga shpërthimi i ndodhur në fabrikën e municioneve atje, humbën jetën 26 persona.

Kujtojmë se Mediu po gjykohet në GJKKO për çështjen “Gërdeci” për dy akuza atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori