LAJMI I FUNDIT:

Mediat në Serbi: Një kroat arrestohet për pjesëmarrje në likuidimin e “pjesëtarit të klanit mafioz serb në Brazil”

Mediat në Serbi: Një kroat arrestohet për pjesëmarrje në likuidimin e “pjesëtarit të klanit mafioz serb në Brazil”

Një 42-vjeçar kroat, Darko Maliq, thuhet se është arrestuar nën dyshimin se ka marrë pjesë në likuidimin e Darko Geisler Nedeljkoviq.

Bëhet fjalë për Geisler, një anëtar të klanit mafioz serb “Skaljar”, i cili u vra në Sao Paulo të Brazilit më 5 janar, kur u qëllua nga një sulmues i panjohur para shtëpisë ku jetonte me familjen e tij.


Dhe siç raporton mediumi serb, Nova.rs, Maliq është arrestuar pak orë pas likuidimit për përfshirje në organizatë kriminale.

Atyre u është konfirmuar se sipas Policisë Civile, Maliq është një nga drejtuesit e grupit.

Sipas policisë, agjentët kanë kontrolluar shtëpinë e Maliq dhe kanë gjetur drogë, një celular, një tablet, një peshore precize, disa kartëvizita në emër të Darko Maliq, si dhe një kartë identiteti nga Kroacia me të njëjtin emër.

Nova.rs vëren se roli i Maliq në krim është ende duke u hetuar.

Kujtojmë se, siç është raportuar, Nedeljkoviq u vra të premten në mbrëmje kur po udhëtonte me biçikletë me gruan dhe fëmijën e tij në bregdetin e Sao Paulos.

Momenti i vrasjes së pjesëtarit të klanit mafioz serb - që ka përdorur identitet të rremë - para syve të gruas dhe fëmijës së tij në Brazil
Lexo po ashtu Momenti i vrasjes së pjesëtarit të klanit mafioz serb - që ka përdorur identitet të rremë - para syve të gruas dhe fëmijës së tij në Brazil

Ndërkohë në disa pamje, shihet sulmuesi duke vrapuar dhe duke qëlluar tri të shtëna në drejtim të tij.

Në atë moment Nedeljkoviq ka rënë në trotuar dhe fëmija ka rënë nga biçikleta.

Nedeljkoviq thuhet se përdori një identitet të rremë në Brazil, Dejan Kovaq.

Ai ishte i qetë dhe i tërhequr dhe punonte në një punishte zdrukthtari, thanë fqinjët për mediat braziliane.

Ndryshe, thuhet se mediat serbe spekuluan se Darko Geisler nuk ishte gjallë, pasi i humbën të gjitha gjurmët pas vrasjes së Andrija Mrdakut në Mal të Zi në vitin 2014, ku ai mori pjesë.

Geisler ishte i lidhur me disa grupe kriminale në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë dhe është interesante që askush nuk e raportoi zhdukjen e tij në atë kohë, shkruan mediumi kroat Index.hr.

Policia malazeze më herët ka deklaruar se Geiser nga Pançeva dyshohet se ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në likuidimin e Vidak Vorotoviqit nga Nikshiqi dhe sipas njohurive të policisë serbe, ai ka qenë edhe vrasës me pagesë i klanit Zemun. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori