Mediat holandeze shkruajnë për Milot Rashicën (Foto)
Talenti nga Vushtrria i Vitesses, ka deklaruar për mediumin holandez, ‘ad.nl’ se skuadra e tij mund të ngjitet edhe më lart në renditje.
“Atë ndjenjë që e përjetova javën e kaluar nuk mund ta harrojë. U ndjeva fajtor për humbjen sepse mendoja që kemi merituar fitoren”, shtoi ai.
Mirëpo, të dielën ishte një Rashicë tjetër. Ai i siguroi skuadrës së tij një pikë, me golin e shënuar për barazimin 1:1 ndaj Heraclesit.
“Mendoj se mund të përfundojmë më lartë. Ne kemi luajtur pothuajse me të gjitha ekipet dhe asnjëra nuk është e pakalueshme. Ndaj PSV ne ishim më të mirë, ndaj Ajaxit nuk ishim shumë të mirë, por ne jemi në rrugën e duhur, dhe ne vetëm duhet të shfrytëzojmë mundësitë tona, dhe më pas rezultatet do të vijnë dhe ne do të ngjitemi më lart në renditje”, deklaroi tutje Rashica.
Titulli i ‘ad.nl’ për Rashicën ishte se ai këtë herë nuk e humbi si ndaj PSV-s. Për lojtarin e U-21 të Shqipërisë, ishte goli i katërt këtë sezon.
“Rashica u ndje fajtor për humbjen ndaj PSV”, shkruante ‘gelderlander.nl’.


















































