LAJMI I FUNDIT:

Mediat greke shkruajnë për vizitën e Mattis në Shkup

Mediat greke shkruajnë për vizitën e Mattis në Shkup

Për mbështetjen amerikane në referendum dhe marrëveshjes së Prespës, por dhe konfirmimin e ndikimit rus në Maqedoni, kanë shkruar edhe mediat greke pas vizitës së djeshme të sekretarit amerikan për mbrojtje, James Mattis, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Agjencia ANA-MPA në tekstin me titull “Ndihmën e SHBA-ve për marrëveshjen e Prespës e shprehu sekretari i mbrojtjes Mattis”, i përcjell qëndrimet dhe mesazhin e Mattis në Shkup.


“Duke ju kthyer referendumit që do të mbahet në IRJM më 30 shtator, Mattis tha se qytetarët e vendit kanë një mundësi të vetme që ta shfrytëzojnë referendumin dhe u bënë thirrje që në mënyrë masive të dalin në vend votimet”, shkruan ANA-MPA.

Siç shkruan korrespondentja e AIM-së nga Athina, mediat greke e përcjellin edhe deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev se nuk ka dëshmi për ndikimin rus në Maqedoni.

Duke karakterizuar Rusinë “mike të Maqedonisë”, siç shkruan “Kathimerini”, kryeministri Zaev nuk tregoj se i ka ndarë akuzat me amerikanët dhe NATO-n për ndikimin rus në procesin e referendumit.

“Pa asnjë citim të akuzave për ndërhyrjen ruse në referendum në IRJM, pas paralajmërimeve nga Mattis dhe përgjigjja nga Zaev, mbaroi konferenca për shtyp e kryeministrit me sekretarin amerikan në kuadër të vizitës së tij në Shkup”, njofton portali “In”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori