Ngjarjet e fundit në Maqedoni dhe dhuna në Kuvendin e Maqedonisë kanë nxitur reagime të të gjithë botës ku mediat kanë shkruar për ngjarjet, ndonjëherë me objektivitet e ndonjëherë me anime, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Këtë herë ju sjellim disa nga titujt e mediave greke që këtë situatë e përshkruajnë si: Ndihmë e Amerikës për shqiptarët e Maqedonisë.


Gazeta ditore ''Real'' ka pasur titullin kryesorë ''Intervenim i Amerikës në të mirë të shqiptarëvë-Nacionalistët luftojnë''.

E përditshmja tjetër ''Dimokratija'' shkruan ''Kaosi në Maqedoni është vepër e George Soros''.

Edhe media tjera kanë njoftuar se ngjarjet në Maqedoni janë shqetësuese për Atinën zyrtare dhe se presin që kjo mos të ndikojë në vendet fqinje. /Telegrafi/