LAJMI I FUNDIT:

Mediat gjermane shkruajnë për Serbinë si ‘partnerin e fundit të Putinit në Evropë’ dhe se si ‘Vuçiq po përfiton nga agresioni rus në Ukrainë’

Mediat gjermane shkruajnë për Serbinë si ‘partnerin e fundit të Putinit në Evropë’ dhe se si ‘Vuçiq po përfiton nga agresioni rus në Ukrainë’

Një artikull mbi ndikimin e luftës në Ukrainë në zgjedhjet e ardhshme në Hungari dhe Serbi është publikuar në të përditshmen e Dusseldorfit të Gjermanisë, Rheinische Post.

Në një tekst të titulluar “Miqtë dhe Lufta e Putinit”, Thomas Rozer ndër të tjera shkruan: “Për shkak të lidhjeve të tyre me agresorin Vladimir Putin dhe refuzimit të tyre për të vendosur sanksione, kryeministri hungarez Viktor Orban, si dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, po përjetojnë presione të forta nga komuniteti ndërkombëtar. Por është paradoksale që këta dy njerëz me mendim të njëjtë dhe miq të Putinit mund të përfitojnë nga lufta e tij”.


Më pas, teksti shpreh argumentin se në kohë krize, njerëzit duan stabilitet, jo ndryshim të qeverisë, dhe citon rezultatet e një sondazhi në Hungari, sipas të cilit partia e Orbanit e rriti disi avantazhin e saj të ngushtë ndaj opozitës para zgjedhjeve në atë vend, shkruan Deutsche Welle në gjuhën serbe, përcjell Telegrafi.

Serbët marshojnë kundër NATO-s në Beograd
Lexo po ashtu Serbët marshojnë kundër NATO-s në Beograd

Sipas autorit të tekstit, pas konfuzionit fillestar, strategët e propagandës së Orbanit ia dolën mirë, duke e paraqitur Orbanin si garantues të paqes, stabilitetit dhe – çmimeve të ulëta të energjisë.

Ndërsa në analizën e sjelljes së presidentit të Serbisë pas fillimit të agresionit, Rozer shkruan: “Vuçiq, ashtu si kryeministri hungarez, iu përshtat me zgjuarsi situatës”.

Në anën tjetër, një medium tjetër gjerman, përkatësisht autorja Adelheid Wölfl shkruan: “Serbia është i vetmi vend që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, megjithëse Brukseli e kërkon këtë nga vendet që janë kandidate për anëtarësim në BE”.

“Elitat politike nën presidentin Vuçiq kanë kultivuar kontakte të ngushta me Kremlinin prej vitesh. Rusia është një partner i rëndësishëm për Serbinë, jo vetëm në politikën e sigurisë dhe mbrojtjes, por edhe në fushën e furnizimit me energji. Në të njëjtën kohë, Vuçiq po përpiqet të mos mërzitë partnerët e tij perëndimorë, por ai është gjithnjë e më pak i suksesshëm. Për shkak të qëndrimit të paqartë në qarqet diplomatike perëndimore, u shqyrtua mundësia e ngrirjes së afrimit të Serbisë me Bashkimin Evropian dhe dhënies së përparësisë ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor”.

Rusia shpall të përfunduar 'fazën e parë të luftës', tregon 'fitoret dhe humbjet në Ukrainë'
Lexo po ashtu Rusia shpall të përfunduar 'fazën e parë të luftës', tregon 'fitoret dhe humbjet në Ukrainë'

Sipas saj, vetëm presidenti francez Emanuel Macron tha se Serbia e meriton anëtarësimin në BE, megjithëse ai vend mezi i ka përballuar reformat vitet e fundit dhe mënyra e qeverisjes po kthehet gjithnjë e më shumë në autokraci, përcjell Telegrafi.

“Për shkak të luftës në Ukrainë, për shumë njerëz në Serbi është bërë e qartë se qëndrimi i Serbisë ndaj diktaturës në Rusi është unik në të gjithë Evropën”.

“Serbia nuk i është bashkuar kurrë sanksioneve dhe kur ishte fjala për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës, qëndrimi nuk ishte i qartë. Përfaqësuesit serbë nuk ishin të pranishëm dhe thjesht nuk votuan. Beogradi shpesh luante kartën ruse politikisht. Kjo madje është intensifikuar vitet e fundit. Në fund të vitit 2014, Putin ishte një mysafir nderi në një paradë ushtarake që shënonte 70 vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist. Serbia që nga viti 2015 merr pjesë në stërvitjen ushtarake të quajtur ‘Vëllazëria Sllave’ me Rusinë dhe Bjellorusinë, ndërsa në vitin 2016 dhe 2019 organizoi stërvitje ushtarake në territorin e saj. Në nëntor të vitit të kaluar, Rusia i ofroi Serbisë një çmim të favorshëm për karburant për gjysmë viti. Pra Serbia është ulur në dy karrige. BE-ja deri më tani nuk ka reaguar ndaj asaj aleance me regjimin e Kremlinit”, shkruan Adelheid Wölfl për gazetën gjermane Weser-Kurir. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori