LAJMI I FUNDIT:

Mediat e afërta me Vuçiqin po manipulojnë me tragjedinë e Novi Sadit ku mbetën të vdekur 14 persona

Mediat e afërta me Vuçiqin po manipulojnë me tragjedinë e Novi Sadit ku mbetën të vdekur 14 persona

Novi Sadi u trondit gjatë ditës së djeshme kur streha prej betoni e Stacionit Hekurudhor u shemb dhe ka rënë mbi njerëzit. Të paktën 14 persona humbën jetën dhe disa të tjerë kanë pësuar lëndime të ndryshme.

Nevoja që mediat e regjimit në Serbi, pas tragjedisë së tmerrshme të djeshme në Novi Sad, të vënë në plan të parë pretendimin se “vetëm mbulesa e stacionit hekurudhor nuk ishte objekt rindërtimi”, ishte fyese dhe e dyshimtë në vetvete, shkruan index.hr.

Diskutimi në publik u orientua në një rrugë manipuluese, duke shtruar pyetjen pse nuk u rindërtua në 60 vitet e fundit që nga ndërtimi i stacionit?


Korrespodenti i Evropës së Lirë, Momcilo Gjuriq kujtoi kohën kur ka lëvizur nëpër atë zonë dhe ka shfrytëzuar shërbimet e trenit “Soko” në linjën Novi Sad – Beograd, veçanërisht në maj të vitit 2024. Atij i mjaftoi të rifreskojmë kujtesën dhe publikojë fotografi dhe video të gardhit, skeleve dhe punëtorëve që punuan në rindërtimin e pjesës së shembur.

Muri i jashtëm, ballor prej xhami, i cili për 60 vitet e fundit ka mbajtur peshën e një strukture të rëndë prej betoni dhe hekuri, gjë që sipas mendimit të arkitektëve nuk ka qenë një zgjidhje e mirë për të cilën askush nuk do të merrte vendimin sot, ka qenë subjekt i ndërhyrjeve jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda gjatë procesit të rikonstruksionit.

Nga ana e brendshme, atij i është “shtuar” një galeri me kate, e cila nuk ka qenë pjesë e projektit fillestar, por gjatë muajit maj të këtij viti, mbi strehën janë shtuar elemente të reja që mund të kenë prishur statikën fillestare të projektit.

U hap me pompozitet, u mbyll në heshtje Më konkretisht, strehës i është shtuar një tra anësor dhe pllaka mermeri, pa llogaritur momentin statik shtesë, që mund të ketë shkaktuar dobësimin e kabllove dhe të çonte në tragjedi.

Duhet të kihet parasysh që për 60 vjet me shumë mundësi ka ndodhur edhe “lodhja e materialit”, veçanërisht duke marrë parasysh që hekuri dhe betoni i ekspozohen korrozionit dhe kalbjes, për shkak të ndryshimeve klimatike, shiut dhe ndikimeve të tjera kimike e fizike në materiale.

Banorët e Novi Sadit shqetësohen edhe nga fakti që stacioni hekurudhor është hapur dy herë me bujë dhe më pas është mbyllur në heshtje për të vazhduar punimet.

Zemërimin e shton edhe përmendja e kompanive kineze me të cilat Serbia nuk ka kontrata transparente, ndërkohë që këto kompani janë ndër më të pranishmet në realizimin e projekteve kapitale në Serbi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shefi i forcave të armatosura britanike paralajmëron se bota është në prag të epokës së tretë bërthamore

Shefi i forcave të armatosura britanike paralajmëron se bota është në prag të epokës së tretë bërthamore

Evropa
Edhe këtë e bën Putini, viziton ushtarët rusë që humbën gjymtyrët në Ukrainë – i pyet i buzëqeshur nëse janë mësuar me “gjendjen e re”

Edhe këtë e bën Putini, viziton ushtarët rusë që humbën gjymtyrët në Ukrainë – i pyet i buzëqeshur nëse janë mësuar me “gjendjen e re”

Evropa
Refuzoi të bartë hixhabin, gruaja nga Irani sfidoi kodin strikt të veshjes – e pësoi keq nga rojat e burgut

Refuzoi të bartë hixhabin, gruaja nga Irani sfidoi kodin strikt të veshjes – e pësoi keq nga rojat e burgut

Azia
Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Kos: Deri në fund të mandatit, një ose më shumë vende kandidate mund të anëtarësohen në BE

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Kos: Deri në fund të mandatit, një ose më shumë vende kandidate mund të anëtarësohen në BE

Evropa
Kadyrovi kërcënon ushtarët ukrainas të zënë rob, thotë se do t’i shfrytëzojë si mburojë të gjallë nga dronët e trupave të Zelenskyt

Kadyrovi kërcënon ushtarët ukrainas të zënë rob, thotë se do t’i shfrytëzojë si mburojë të gjallë nga dronët e trupave të Zelenskyt

Evropa
Një nënë tjetër në SHBA padit Mattel, për shkak të faqes pornografike të shtypur në paketimin e kukullës

Një nënë tjetër në SHBA padit Mattel, për shkak të faqes pornografike të shtypur në paketimin e kukullës

Amerika
Kalo në kategori