LAJMI I FUNDIT:

Mediat botërore shkruajnë për lëvdatat që i bëri Vuçiq për Millosheviqin

Mediat botërore shkruajnë për lëvdatat që i bëri Vuçiq për Millosheviqin

Deklaratat dhe lëvdatat që i thuri presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për Sllobodan Millosheviqin të cilin e cilësoi si lider të “madh”, kanë shkaktuar reagime të ashpra në shtete ku politikat nacionale e tij gjatë viteve të ’90-ta shkaktuan shkatërrim dhe gjakderdhje, shkruan Associated Press.

Gjatë fjalimit të mbajtur me rastin e vizitës në pjesën veriore të Kosovës gjatë të dielës, Vuçiq bëri thirrje për paqe dhe pajtim me shqiptarët e Kosovës, si dhe vlerësoi ish-liderin serb Millosheviq, transmeton Telegrafi.

“Millosheviqi ishte një lider i madh serb, qëllimet e të cilit ishin sigurisht për të mirë, por rezultatet tona ishin shumë të dobëta. Jo sepse ai e donte këtë, por sepse dëshirat tona nuk ishin reale, dhe neglizhonim dhe nënvlerësonim interesat dhe aspiratat e kombeve tjera”, ka deklaruar Vuçiq para serbëve të Kosovës.

Ai gjithashtu kritikoi ish-zyrtarët serbë pro-perëndimorë që e dorëzuan Millosheviqin dhe gjeneralët e tij në Gjykatën për Krime Lufte në Tribunalin e Hagës në Holandë.

Millosheviqi, që vdiq në vitin 2006 në Tribunalin e Hagës, konsiderohet gjerësisht si politikani më përgjegjës në ish-Jugosllavi për shpërbërjen e federatës dhe vdekjen e së paku 120 mijë personave në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë.  Ndërkaq, Vuçiq, një ultranacionalist gjatë luftërave në Ballkan, ish ministër i Millosheviqit gjatë vitit 1999.

Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të hënën se thurjet e lëvdatave për Millosheviqin nga ana e Vuçiqit ishte “provokim”.

“Dëgjuam duke u folur për paqe, mirëkuptim dhe marrëdhënie të mirë fqinjësore. Por gjithashtu dëgjuam sesi lavdërohej Millosheviqit dhe gjeneralët e tij. Këto dy gjëra nuk shkojnë së bashku”, ka shtuar presidenti i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori