LAJMI I FUNDIT:

Media kroate: Vuçiq, dora e zgjatur e Putinit – i rrezikshëm deri në inskenimin e një konflikti ushtarak

Media kroate: Vuçiq, dora e zgjatur e Putinit – i rrezikshëm deri në inskenimin e një konflikti ushtarak

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është në gjendje të krijojë konflikte ushtarake nëpërmjet strukturave ilegale, si dorë e zgjatur e Vladimir Putinit, e të manipulojë masat për të qëndruar në pushtet.

Kështu shkruan media kroate Glas Istra, duke shtuar se Vuçiq së bashku me Milorad Dodikun, në momente kritike është në gjendje të manipulojë, gënjejë dhe t’i shmangë vendimet e mëdha.


“Si dorë e zgjatur e Vladimir Putinit, ashtu si Milorad Dodik, pa shumë probleme, vetëm për të homogjenizuar popullin dhe për të ruajtur pushtetin, ai mund të krijojë përshkallëzime”, shkruan media kroate.

Aty thuhet se Vuçiq është një njeri i rrezikshëm me synime që shkojnë deri në inskenimin e një konflikti ushtarak.

“Vuçiq nuk është vetëm president i një shteti që e ka të vështirë të menaxhojë në momente kritike dhe për këtë arsye manipulon, gënjen dhe shmang marrjen e vendimeve të vështira. Jo, ai është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm me synime edhe më të rrezikshme që shkojnë aq larg sa për të qëndruar në pushtet, ai është në gjendje të inskenojë një konflikt [ushtarak] përmes një atmosfere të krijuar me kujdes për ‘rrezikimin e serbeve në Kroaci’ ose në Kosovë, ose në Mal të Zi, ose në Bosnje e Hercegovinë”, vazhdon gazeta.

Media shton se ai është në gjendje të krijojë retorikën për “denazifikimin” e Kosovës, e përdorur nga Putini me arsyetimin për ta sulmuar ushtarakisht Ukrainën.

“Ai është në gjendje të riformësojë frazën më të rrezikshme të prodhuar nga administrata e Putinit, e cila është ajo për ‘denazifikimin’ e Ukrainës, në ‘denazifikimin’ e Kroacisë ose të Kosovës, ose Malit të Zi, ose Bosnje e Hercegovinës. Andaj, duhet shpëtuar nga çmenduria e ‘popullit serb të rrezikuar'”, shton kjo medie.

Në fund, aty thuhet se Vuçiq po e helmon popullin serb në bashkëpunim me “kukullat” si Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vulin.

“Ky njeri po i çmend dhe i helmon popullin e tij në bashkëpunim me kukullat si Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vulin. Kryeministrja Ana Brnabiq është një gjethe fiku. Ai po e përdor orientimin e saj seksual për të treguar tolerancë të rreme ndaj dallimeve. Në sfond është edhe neofashisti Vojsllav Sheshel”, përfundon media kroate. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori