LAJMI I FUNDIT:

​“Me një vaksinë nuk çel vera”, gastronomët protestojnë nesër para Qeverisë

​“Me një vaksinë nuk çel vera”, gastronomët protestojnë nesër para Qeverisë

Gastronomët e Kosovës do të protestojnë nesër para objektit të Qeverisë së Kosovës duke filluar nga ora 18:00, në shenjë pakënaqësie me masat kundër parandalimit dhe përhapjes së pandemisë koronavirus.

Qeveria Kurti 2 ka vendosur kohë më parë masat e reja antiCOVID-19 sipas të cilave ndalohet puna e gastronomeve dhe qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:30 deri në 05:00 të mëngjesit.


Gastronomët si kërkesë kanë largimin e masave kundër koronavirusit, për t’iu hapur rrugë mbajtjes së dasmave dhe organizimeve të tjera.

Të mërkurën, Vitia takim virtual me kryetarët e komunave - pritet të diskutohet për planin e vaksinimit në masë
Lexo po ashtu Të mërkurën, Vitia takim virtual me kryetarët e komunave - pritet të diskutohet për planin e vaksinimit në masë

“Me një vaksinë nuk çel vera! Të bashkuar ta kthejmë lumturinë dhe ekonominë në vend”, shkruan Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në Facebook.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ndërkaq ka ftuar në një takim virtual kryetarët e komunave të Kosovës për ditën e mërkurë, ku temë diskutimi pritet të jenë masat e reja kundërCOVID-19.

Takimi mbahet në kohën kur Kosova vazhdon të përballet me rënie të numrit të rasteve të reja, ku vetëm gjatë ditës së hëne janë konfirmuar 14 raste pozitive dhe një i vdekur.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 107.258, prej tyre 101.467 janë shëruar, 3.551 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.240 persona.