LAJMI I FUNDIT:

Me mëlmesa kundër sëmundjeve të zemrës dhe kancerit

Me mëlmesa kundër sëmundjeve të zemrës dhe kancerit

Shkencëtarët nga Kalifornia janë përpjekur të përcaktojnë se çfarë ndikimi ka kombinimi i mëlmesave të pasura me polifenole në zhvillimin e përbërësve të dëmshëm, të cilët mund të paraqiten gjatë përgatitjes së mishit të bluar.

Në fakt, gjatë përgatitjes së mishit, ndërsa edhe gjatë vetë tretjes, mund të vijë deri te oksidimi i lipideve të cilat lidhen me paraqitjen e aterogjenezës dhe karcinogjenezës në organizëm.

Malondialdehidi është një prej produkteve të peroksidimit yndyror i cili e ndryshon kolesterolin LDL në organizëm, transmeton Telegrafi.


Ndryshimet e tilla të LDL njihen nga makrofagët të cilët i fagocitojnë (përpijnë) dhe kështu mund të shkaktojnë formimin dhe akumulimin e qelizave, që çojnë deri te arteroskleroza.

Një rritje e radikaleve të lira toksike shkakton mbiprodhim të tij. Poashtu, përdoret si biomarker për të kontrolluar procesin oksidativ të membranës qelizore.

Malondialdehidi po ashtu mund të çojë në gjenezë të mutacioneve të ADN-së që lidhet me paraqitjen e karcinomës.

Studimet e publikuara në revistën American Journal of Clinical Nutrition, kanë pohuar se shtimi i mëlmesave të cilat përmbajnë acid rozmarinik (për shembull rozmarinë, origano, limon, sherbele, trumzë) para përgatitjes së mishit mund të ulë përqendrimin e malondialdehidit në mish, gjak dhe urinë pas tretjes.

Me fjalë tjera, mëlmesat të cilat përmbajnë acid rozmarinik na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, si dhe nga karcinoma. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori