LAJMI I FUNDIT:

ME IMPERTURBE

ME IMPERTURBE

Poezi nga: Walt Whitman
Përktheu: Skënder Luarasi

Vetë nuk tundem, qëndroj lirisht në Natyrë,
Zot i të gjithave, a Zonjë e të gjithave strumbull në botë sendesh pa arësye,
Gatuar si ata – marr, jap a hesht si ata –
Marr vesh se mjeshtëria ime, varfëria, fama dhe dobësitë e mizorit
nuk qënkan aq fort të rëndësishme sa kujtonja;
Në vatër apo zyrë, a shoqëri, a vetëm – në gjithë këto shërbime;
(jo nuk jam shërbëtor, po qëndronj krah për krah me më të mirët);
Në detin meksikan, në Manahata, në Tenesi, atje lark në veri
apo në kontinentin brënda, si njeri lumi, pylli, a çdo lloj
bujku në këta shtete, në det, liqenj, a Kanada,
Kudo që më çon jeta, nuk tundem para fatit!
O t’u bësh ballë natës, erës, etjes e uris, e talljes, e së keqes, e
disfatës – si bëjnë pemët edhe kafshët!

*Me imperturbe – Vetë nuk tundem