LAJMI I FUNDIT:

McMaster: ‘E padiskutueshme’ ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet presidenciale

McMaster: ‘E padiskutueshme’ ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet presidenciale

Agjensia e lajmeve Associated Press, njoftoi se zyrtarë të lartë rusë dhe amerikanë u përplasën publikisht në Gjermani, për çështjen e ngritjes së akuzave në SHBA ndaj 13 shtetasve rusë që komplotuan për të përçarë procesin zgjedhor amerikan të vitit 2016.

H. R. McMaster, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Donald Trump, tha në Konferencën e Sigurisë të Mynihut se akuzat e ngritura nga qeveria federale tregojnë se “Shtetet e Bashkuara po aftësohen gjithnjë e më shumë në gjurmimin e origjinës së këtij spiunazhi dhe kësaj ndërhyrje”.


“Siç mund ta shikoni nga akuza e FBI-së, evidenca është tashmë vërtet e padiskutueshme dhe e disponueshme për publikun”, i tha McMaster një delegati rus të pranishëm në konferencë.

Vetëm pak minuta më parë, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov i pati hedhur poshtë akuzat duke i quajtur ‘broçkulla’.

Kur u pyet për të komentuar për akuzat, Lavrov tha se “Nuk kam ndonjë përgjigje. Mund të shkruhet çfarëdolloj gjëje dhe pastaj shohim se si këto akuza shumëfishohen dhe deklaratat shumëfishohen”.

Të dy zyrtarët folën njëri pas tjetrit përpara një audience të përbërë nga udhëheqës botërorë, zyrtarë të mbrojtjes dhe diplomatë, duke bërë komente të natyrës më të përgjithshme. Por, të dyve iu drejtuan menjëherë pyetje të drejtpërdrejta për akuzat e ngritura në SHBA, si dhe për çështjen më të përgjithshme të sulmeve kibernetike. /VOA

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori