LAJMI I FUNDIT:

McLaren Spyder në garë shpejtësie me Tesla Model S (Video)

McLaren Spyder në garë shpejtësie me Tesla Model S (Video)

Është zhvilluar një garë e pazakontë, mes superveturës që lëvizë me derivate, si dhe një makine me performacë të lartë e cila punon me energji elektrike.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni modelin 650S Spyder, teksa shpejton krahas Model S, transmeton Telegrafi.


Makina britanike me 3.8-litra V8 që prodhon 641 kuajfuqi, arrin shpejtësi maksimale deri 330 kilometra në orë.

Në anën tjetër, ky EV amerikan mund të prodhojë deri 100 KWh, duke arritur 762 kuajfuqi, me të cilat e tejkalon shpejtësinë e McLaren.

Por, megjithëse në statistika del të jetë më i shpejtë, në praktikë Tesla S ka mbetur prapa. /Telegrafi/