Duket se 720S, do të jetë edhe më i shpejtë

Të dy prodhuesit janë të fuqishëm, por nuk janë në një ritëm të lansimit të modeleve të reja, andaj nuk ka pasur rivalitet mes tyre, transmeton Telegrafi.

Por, me 720S të ri që duket të jetë shumë më i shpejtë dhe të arrijë shpejtësi më të mëdha në shtigje garash, mund të thuhet se McLaren ka hyrë në garë me Ferrari 288 Pista, si një makinë shumë e fuqishme.

Në muajin e kaluar, ishte thënë se McLaren ka nisur ta testojë 720S të ri dhe disa ditë më vonë, është parë në Nurburgring të Gjermanisë. Kjo makinë është parë sërish në të njëjtën pistë, duke lëvizur me shpejtësi shumë të madhe.

Sa i përket modelit të kaluar, problemi kryesor ishte se nuk mund të lëvizte gjatë kur ishte në shpejtësi të lartë. Andaj, 720S i ra ka bazë më të gjerë për rrota, i është vënë një krah i madh në pjesën e pasme, si dhe di shtesa në pjesën e përparme.

Brenda McLaren 720S, do të jetë motori me 4.0 litra që prodhon 710 kuaj fuqi, ndërsa pritet të jetë një makinë e shkathtë dhe shumë e mirë. /Telegrafi/