LAJMI I FUNDIT:

Mbyllja e klubeve të natës dhe sallave të dasmave, largimi nga puna i dy punëtorëve të ATK-së dhe blerja e letrave me vlerë nga mërgata – top ngjarjet e javës në ekonomi

Mbyllja e klubeve të natës dhe sallave të dasmave, largimi nga puna i dy punëtorëve të ATK-së dhe blerja e letrave me vlerë nga mërgata – top ngjarjet e javës në ekonomi

Hyrja në fuqi e masave duke mbyllur klubet e natë dhe sallave të dasmave, largimi nga puna i dy punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për mosrespektim të orarit të punës dhe blera e mbi 10 milionë eurove të letrave me vlera nga mërgata, ishin disa ngjarjet kryesore që e karakterizuan javën e kaluar në ekonomi.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që t’i mbyll klubet e natës, sallat e dasmave dhe ahengjeve familjare.


Ky vendim i cili hyrë në fuqi më 20 gusht e që do të zgjas deri më 1 shtator, sipas Qeverisë ka ardhur si rezultat i rritjes së rasteve me COVID-19 në vend, shkruan Telegrafi.

Me masat e reja po ashtu ndalohet hyrja në mjetet të transportit publik pa maskë. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës. Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy udhëtarë.

Teatrot, bibliotekat, orkestrat, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të Ministrisë së Kulturës apo të komunave, lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50 për qind të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet.

Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme bëhet në proporcion një klient në 8 metër katrorë.

Hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID
Lexo po ashtu Hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID

Kundër këtij vendimi kanë qenë përfaqësues të bizneseve, ku ata kërkojnë që këto masa të hyjnë në fuqi më 15 shtator, në mënyrë që, sipas tyre, qytetarët ashtu edhe bizneset të kenë mundësi dhe hapësirë kohore të parapërgatiten për këto ndryshime.

“Çdo vendim që merret duhet të paraprihet me përkrahje financiare për humbjet që i shkaktohen bizneseve dhe përkrahje për punëtorët që mbesin pa punë si pasojë e vendimit të Qeverisë. Hyrja në fuqi e vendimit lidhur me masat e reja të shtyhet së paku deri me datën 15 shtator 2021, në mënyrë që si qytetarët ashtu edhe bizneset të kenë mundësi dhe hapësirë kohore të parapërgatiten për këto ndryshime”, thuhet në reagimin e Odës së Afarizmit.

Po ashtu, OAK ka kërkuar që orari në qendrat e vaksinimit të zgjatet dhe të funksionojnë edhe gjatë fundjavës, me qëllim që të kemi sa më shumë persona të vaksinuar.

Sipas tyre, kjo kërkesë ka ardhur si rrjedhojë e ankesave të shumta që OAK ka pranuar nga bizneset anëtare në gjithë Kosovën, për vështirësitë që po hasin kohët e fundit për vaksinim.

Oda e Afarizmit reagon për masat e reja anti-COVID, kërkon shtyrjen e vendimit për kufizimet
Lexo po ashtu Oda e Afarizmit reagon për masat e reja anti-COVID, kërkon shtyrjen e vendimit për kufizimet

Ndërsa, sipas Odës së Hotelerisë, me vendimin e ri të Qeverisë për ndalimin e dasmave dhe ahengjeve në tregun e Kosovës për vetëm dy javë pritet të qarkullojnë rreth 400 milionë euro më pak.

OHTK thotë se ky vendim ka lënë pa realizuar rreth 40 për qind të dasmave të planifikuara.

“Nëse e marrim në tërësi, prej një mesatareje prej afër 400 sallash të dasmave, nëse këto kishin për të funksionuar, qarkullimi kishte me qenë mbi 1 miliard euro. Dhe, nëse themi se 60-70 për qind është kryer, pjesa tjetër është anuluar. Kështu që, na del një shifër bukur e madhe e mjeteve që kanë për t’u humbur”, thotë OHTK.

Nuk respektuan orarin, Administrata Tatimore largon nga puna dy zyrtarë
Lexo po ashtu Nuk respektuan orarin, Administrata Tatimore largon nga puna dy zyrtarë

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se ka larguar nga puna dy zyrtarë për arsye të mosrespektimit të orarit të punës.

“Pas verifikimit të të gjitha fakteve dhe shterjes së të gjitha procedurave ligjore, Komisioni Disiplinorë në ATK me datë 12 gusht 2021, ka marrë vendim për shqiptimin e tri masave disiplinore ndaj tre zyrtarëve të ATK-së. Masat disiplinore janë shqiptuar në mungesa të paarsyeshme në punë mbi pesë ditë. Lidhur me shkeljet e rënda të konstatuar nga Komisioni Disiplinorë, dy zyrtarëve ju është shqiptuar masa disiplinore largimi nga Shërbimi Civil në përputhje me nenin 47, paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të Ligjit 06/114 për Zyrtarë Publikë. Ndërsa, zyrtarit tjetër ju është shqiptuar masa disiplinore për shkelje të rënda, ndalim i ngritjes në detyrë në përputhje me nenin 47, paragrafin 1, nën paragrafin 1.3 të ligjit 06/L-114 për Zyrtarët Publik”, thuhej në njoftimin e ATK-së.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se 10.43 milionë euro janë investuar në Bono të Diasporës.

Murati: Mbi 10 milionë euro janë investuar në Bonot e Diasporës
Lexo po ashtu Murati: Mbi 10 milionë euro janë investuar në Bonot e Diasporës

Në profilin e tij në Facebook, Murati ka thënë se mjetet nga këto letra me vlerë do të përdoren për të mbështetur prodhuesit vendorë në kuadër të Masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

“Ky emetim u përmbyll me sukses, duke arritur shumën totale prej mbi 10 milionë euro në emetimin e parë. Mjetet nga Bonot e Diasporës ne do t’i përdorim për të mbështetur prodhuesit vendorë në kuadër të Masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, dhe që tani do ta përcjell propozim vendimin për mbledhjen e radhës së Qeverisë”, ka njoftuar Murati.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Ministrinë e Financave dhe bankat komerciale partnere për lëshimin e bonove të Thesarit për diasporën.

Shuma totale e paraparë për këto Bono është 20 milionë euro, me mundësi rritjeje deri në 50 për qind, nëse do të ketë kërkesa.

Për ata që blejnë bono të Thesarit me kohëzgjatje trevjeçare, interesin që do ta marrin do të jetë 1.2 për qind, kurse për paratë e investuara për pesë vjet, interesi do të jetë 2.2 për qind.

Kuponi i parë i interesit do të paguhet në muajin shkurt, kurse i dyti në gusht dhe kështu do të vazhdojë pagesa çdo gjashtë muaj, deri në përfundimin e marrëveshjes. Krejt në fund, kur përfundon koha e maturimit, personi që i ka lëshuar kredi shtetit, i merr të gjitha paratë e investuara. /Telegrafi/